Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne kërkojmë të trajtohemi me dinjitet,” tha Kastriot Prenga, minator prej 9 vitesh në minierën e Spaçit duke folur para deputetëve në Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Prenga është njëri prej dhjetra minatorëve grevistë që prej më shumë se një muaji po kërkojnë që shteti t’i mbështesë në kërkesat e tyre për paga më të larta, kushte pune të sigurta dhe lejimin nga ana e kompanisë koncensionare turke për krijimin e sindikatës së tyre.

“Greva ka ardhur si rezultat i mospërfilljes tonë nga punëdhënësi,” tha më tej Albert Dushpreni, i shkarkuar nga puna nga bashke me 62 kolegë të tij grevistë nga kompania koncensionare.

“Dy herë të tjera është tentuar ngritja e sindikatës, na është thënë që nuk do ta lejojmë sindikatën,” shtoi ai, duke folur për një rrugë të gjatë të përpjekjeve të tyre për të bindur punëdhënësin që të krijojë kushte pune dhe pagesa që të përshtatshme për punën e rëndë në minierë.

Përfaqësia e minatorëve grevistë dhe Kol Nikollaj, kryetari i Konfederatës së Sindikatave u dëgjuan në komision për problematikat e tyre dhe kërkuan që deputetët të ndërhynin për zgjidhjen e tyre.

Ata kërkuan mbështetjen shtetërore dhe akuzuan Inspektoriatin e Punës dhe Ministrinë e Ekonomisë për neglizhencë ndaj kërkesave të minatorëve dhe e quajti kërkesën e minatorëve për t’u organizuar në një sindikatë si një e drejtë themelore që e garanton Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.

“Është një problem që ka agravuar dhe si indiferencë e segmente të caktura të qeverisë, agjencitë ligjzbatuese të saj si Inspektoriati i Punës nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës ligjore,” tha më tej Nikollaj.

Nga ana tjetër, ai kërkoi që Ministria e Infrastrukturës që është autoriteti kontraktor i kontratës koncensionare të bëjë publike kontratën me kompaninë private për të cilën minatorët nuk kanë asnjë dijeni dhe të shihet nëse kjo kontratë ka nevojë për amendime.

“Minerali i bakrit është katërfishuar në bursë sepse ai shoqërohet me minerale të çmueshme, si ari, zinku e të tjera, dhe këto janë pasuri kombëtare dhe askush këto nuk mund t’i posedojë përveç shtetit shqiptar,” tha Nikollaj, duke pretenduar për “ndonjë gabim’ në kontratën koncensionare në këtë aspekt.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku u premtoi minatorëve se komisioni do të hartonte raporte për ministrinë e Ekonomisë dhe për Avokatin e Popullit në bazë të kërkesave dhe dokumentaconit të dorëzuar nga minatorët, si dhe do të thërrasë në dëgjesë përfaqësues të ministrisë.

“Do bëjmë ç’është e mundur që t’i shkojmë deri në fund,” u tha ajo minatorëve, duke shtuar se Kuvendi nuk kishte tagër të ndërhynte tek biznesi privat.

“Por qeveria mund ta bëjë këtë,” tha ajo, duke u kërkuar kolegëve të mazhorancës që të bashkohen në këtë angazhim.

Edhe përfaqësues të mazhorancës në komision ranë dakord që komisioni të komunikonte me ministrinë përgjegjëse për çështjen.

“Nuk ka dyshim që mazhoranca është në mbështetje të minatorëve,” tha nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste Iris Luarasi në fjalën e saj, ku u përpoq të ‘shfajësonte’ rolin e ministrisë në konfliktin mes grevistëve dhe kompanisë private.

Por, për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, qeveria duhet të ndërhyjë për të zgjidhur situatën pasi bëhet fjalë për një pasuri kombëtare që i është dhënë një kompanie private.

“Të pushosh qytetarët nga puna për shkak të organizimit sindikal përbën shkelje të hapur të kontratës dhe të legjislacionit,” tha ai duke kërkuar që ministria e Ekonomisë të vihet në krah të minatorëve. Sipas tij, kompania private ka detyrim që të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi./ BIRN

Previous Post

6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

Next Post

Avokati Goxhaj: Pazar PS-PD? Reforma territoriale po krijon ‘koridor minoriteti’

Next Post
Avokati Goxhaj: Pazar PS-PD? Reforma territoriale po krijon ‘koridor minoriteti’

Avokati Goxhaj: Pazar PS-PD? Reforma territoriale po krijon ‘koridor minoriteti’

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al