Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akademia e Tregut Unik (SMA) u prezantua zyrtarisht në Podgoricë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Akademia e Tregut Unik (SMA) u prezantua zyrtarisht në Podgoricë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prezantimi i Akademisë së Tregut Unik (SMA) shënon një fazë të re në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor — një fazë që fokusohet në forcimin e institucioneve, zhvillimin e aftësive profesionale dhe ndërtimin e besimit të nevojshëm për qasjen në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.

Si një nga iniciativat prioritare në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Akademia do të ndihmojë me shndërrimin e angazhimeve reformuese në dije praktike, kapacitete institucionale konkrete dhe mekanizma të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Prezantimi zyrtar u mbajt sot në Podgoricë, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi. Akademia e Tregut Unik është një platformë rajonale që ofron mbështetje profesionale për institucionet e Ballkanit Perëndimor në përafrimin me rregullat dhe praktikat e Tregut të Përbashkët të BE-së.
Ceremonia u hap nga Kryeministri i Malit të Zi, z. Milojko Spajić. Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendëskryeministra dhe ministra të Qeverisë së Malit të Zi, përfaqësues të Komisionit Evropian, të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të institucioneve nga i gjithë rajoni dhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Duhet ta kuptojmë se procesi i integrimit të plotë nuk përfundon vetëm në shkresa — madje nuk përfundon as me vetë anëtarësimin në BE. Ai duhet të jetë i mishëruar në çdo institucion, çdo procedurë, çdo proces prodhimi dhe në çdo kompani që synon të funksionojë sipas rregullave të Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian,” – u shpreh Kryeministri Milojko Spajić, duke theksuar se roli i Akademisë është që t’i përgatisë profesionistët vendas që të punojnë sipas të njëjtave standarde si kolegët e tyre në shtetet anëtare të BE-së.
“Nëpërmjet bashkëpunimit që forcon besimin, Mali i Zi jo vetëm që është më përpara, por ai po ndihmon në udhëheqjen e procesit të bashkimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian,” – shtoi ai.

Gjatë kësaj ceremonie u zhvillua nënshkrimi simbolik i partneritetit në kuadër të “EU4Trade”, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e sistemeve të standardizimit, akreditimit, metrologjisë dhe të mbikëqyrjes së tregut në të gjithë rajonin.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Sh.T.Z. Johann Sattler, theksoi:

“Prezantimi i sotëm është më shumë sesa fillimi i një projekti. Ai shënon fillimin e një partneriteti të ri të bazuar në standarde të përbashkëta, mësime të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët evropian. Akademia e Tregut Unik mishëron atë se si duhet të jetë marrëdhënia mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: e bazuar në arsim, praktike në mënyrën e qasjes dhe e përqendruar në ato rezultate që qytetarët dhe bizneset mund t’i ndiejnë në jetën e përditshme. Mali i Zi e ka merituar të jetë mikpritës i këtij projekti dhe i inkurajoj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë maksimalisht nga kjo Akademi dhe mundësia për të hyrë në Tregun e Përbashkët.”

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi, Sh.T.Z. Peter Felten, theksoi se Akademia përfaqëson pikërisht atë që Gjermania synon të promovojë dhe mbështesë në Ballkanin Perëndimor:

“Një bashkëpunim më të ngushtë dhe integrim më të thellë brenda rajonit, në mënyrë të atillë që sjell përfitime të qenësishme për qytetarët e tij. Përmes forcimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, ne i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor që të përgatiten për Tregun e Përbashkët të BE-së dhe anëtarësimin në familjen evropiane,” – deklaroi ai.

Akademia u prezantua në mënyrë simbolike nga znj. Maida Gorčević, Ministre e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, dhe Dr. Tanja Bošković, Menaxhere e Projektit të GIZ “EU4Trade”.

“Sot, mund të them me krenari se kemi bërë gjithçka për ta kthyer këtë ide në realitet, në një projekt që do t’i shërbejë të gjithë rajonit dhe që mbart me krenari vulën e Malit të Zi. Kur flasim për Akademinë e Tregut Unik, nuk flasim vetëm për një projekt, por për një instrument që lidh reformat me rezultatet dhe krijon një kornizë të përbashkët besimi, një urë lidhëse ndërmjet rajonit tonë dhe Bashkimit Evropian,” – tha ministrja Gorčević.

“Për Malin e Zi, kjo urë lidhëse ka një domethënie të veçantë. Ajo na çon drejtpërdrejt në anëtarësimin tonë të ardhshëm në Bashkimin Evropian,” – shtoi ajo.

Dr. Tanja Bošković theksoi se Akademia “nuk është thjesht një program, por një hapësirë e përbashkët ku mund të mësojmë, të kemi besim dhe të ecim përpara.

Ne jemi gati. Partnerët tanë janë këtu. Rruga është e hapur. Tani mbetet vetëm të ndërtojmë urën” – u shpreh ajo të mbyllje të fjalës së saj.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua edhe një Deklaratë Ceremoniale Bashkëpunimi në kuadër të programit “EU4Trade”, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët të Komisionit Evropian, Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe GIZ-it për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përgatitjen për Tregun e Përbashkët të BE-së nëpërmjet themelimit të Akademisë së Tregut Unik.

Akademia e Tregut Unik (SMA) është themeluar në kuadër të projektit “EU4Trade”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë, dhe i zbatuar nga GIZ.

Previous Post

Atentatorët e Gilmando Danit dyshohet se kishin informatorë në Spanjë, zona e vendngjarjes s’kishte drita

Next Post

Veliaj shkresë SPAK-ut dhe ‘Burgjeve’, kërkon takim me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

Next Post
Veliaj shkresë SPAK-ut dhe ‘Burgjeve’, kërkon takim me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

Veliaj shkresë SPAK-ut dhe ‘Burgjeve’, kërkon takim me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al