Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje nga atentati në Rinas :Autori doli nga makina me kapele dhe maskë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Detaje nga atentati në Rinas :Autori doli nga makina me kapele dhe maskë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç, dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Muçi Shaljani.

Dy të sulmuarit po lëviznin me një automjet luksoz “Benz” të bardhë, me targa AB 099 UO, të cilin e kishin lënë në parkimin e aeroportit gjatë udhëtimit të tyre. Sapo u larguan nga Rinasi, ata ranë në pritën e autorëve, që ndodheshin në një “Toyota” me targa greke.

Sipas hetimeve paraprake, autorët i kishin pritur pranë aeroportit dhe më pas të dy mjetet lëvizën paralelisht për disa qindra metra. Nga Toyota u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Benz-it, kryesisht nga ana e pasagjerit, ku ndodhej Dani.

Pasi automjeti i viktimave u godit me dhjetëra plumba, ai vazhdoi të lëvizte edhe për disa metra përpara se të ndalonte. Në atë moment, një nga autorët  i maskuar dhe me kapele zbriti nga makina, iu afrua automjetit të viktimave dhe qëlloi disa herë nga afër me pistoletë, duke u siguruar që objektivi ishte eliminuar.

Më pas, atentatorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ku më pas u gjet makina e djegur tip “Toyota” , ku gjatë kontrollit, janë gjetur katër armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat.

Në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.

Sakaq bëhet me dije se makina brenda së cilës u vra Gilmando Dani i përket Elvis Kosovës i njohur ndryshe si “Visi i Garave”.

Previous Post

Ngjarja 50 metra nga komisariati, Lala për atentatin në Rinas: Policia është shkretuar

Next Post

Hashim Thaçi nën hetim, Gjykata Speciale kërkon kontroll të kompjuterëve në paraburgim

Next Post
Hashim Thaçi nën hetim, Gjykata Speciale kërkon kontroll të kompjuterëve në paraburgim

Hashim Thaçi nën hetim, Gjykata Speciale kërkon kontroll të kompjuterëve në paraburgim

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al