Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet 9 nëntorit, pjesëmarrje e ulët, PS fiton të pesta bashkitë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
KQZ publikon shifrat, sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me interes mjaft të ulët në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat pas numërimit nxorën fituese në të gjitha bashkitë kandidatët e Partisë Socialiste.

Në Vlorë fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4% duke siguruar marrë 15672 vota, ndërsa Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%) dhe Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).

Në Bashkinë Çërrik kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota, ndërsa kandidati Eligerti Hima nga “Shqipëria Bëhet” ka marrë 13.62% ose 1275 vota dhe kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, i cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% ose 1888 vota.

Në Berat fitues më diferencë të madhe u shpall kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 votan ndërsa rivali Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

Asnjë befasi nuk pati as në Tepelenë ku pas numërimit të fletëve të votimit kandidati socialist Gramos Sako, siguroi 3.261 vota ndërsa kandidati Gabriel Guma siguroi 928 vota.

Në Mat, Altin Bojni i PS-së mori 7425 vota, kurse rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika ka marrë 3184 vota.

Kandidatja Suzana Pasha që sfidoi PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota.

REFUZIMI I ZGJEDHJEVE

Një orë pas përfundimit të votimit kreu i KQZ-së bëri përmbledhjen e procesit.

“Nga të dhënat që kemi marrë nëpërmjet pajisjeve elektronike në të gjitha bashkitë pjesëmarrja është 18.72 % e zgjedhësve”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një komunikim me mediat. Ai shtoi se pjesëmarrja më e lartë është shënuar në bashkinë Mat dhe me e ulëta në Vlorë.

Në bashkinë Vlorë shprehën interes dhe votuan 12.54 % e zgjedhësve, në Cërrik 25.00%, në Mat 39.36%, në Tepelenë 34.63% dhe në Berat 19.98 %.  Një tjetër e dhënë domethënëse është se në të pesë bashkitë që u përfshinë në zgjedhje të parakohshme lokale grupmosha që mori më shumë pjesë sipas Celibashit është mbi 65 vjeç.

PROCESI

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 në të gjitha bashkitë por në nisje pati disa probleme teknike me pajisjen e identifikimit elektronik të votuesve. Kryesisht në Vlorë dhe Berat disa qendra njoftuan këtë problematikë dhe në orët e para të procesit komisionerët u detyruan që për të mos penguar procesin të identifikonin dhe regjistronin votuesit në mënyrë manuale. Kjo problematikë zgjati pak më shumë së një orë dhe me ndërhyrjen e teknikëve të certifikuar nga KQZ, pajisjet u kthyen në funksionalitet dhe nuk pati më ndërprerje. Incidente nuk janë raportuar në asnjë qendër votimi.

Previous Post

Publikohet lista e njerëzve më të pasur në botë, kush është në top 5 miliarderët

Next Post

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Next Post
Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al