Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detyrimet e prapambetura të qeverisë qendrore kanë shënuar një rritje të ndjeshme në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, pavarësisht faktit që buxheti i shtetit ka rezultuar me suficit për shkak të mosrealizimit të investimeve publike.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të shtatorit, detyrimet totale të prapambetura në nivel qendror dhe vendor arritën në 12.67 miliardë lekë, nga 9.93 miliardë lekë në qershor — një rritje prej rreth 27.6% brenda tre muajve.

Në këtë total, qeveria qendrore zë pjesën më të madhe, me 7.3 miliardë lekë, kundrejt 4.9 miliardë lekë në qershor, çka përfaqëson një rritje të fortë prej 48.5% vetëm në këtë segment.

Investimet e pashlyera, kategoria me rritjen më të madhe

Në strukturën e detyrimeve, pjesën më të madhe të rritjes e kanë gjeneruar projektet e investimeve, ku detyrimet e pashlyera janë më shumë se dyfishuar – nga 1.8 miliardë lekë në qershor në 4.26 miliardë lekë në shtator. Kjo përbën një rritje prej 131%, duke reflektuar qartë shtyrjet dhe vonesat në pagesat e kontratave publike.

Rritje të ndjeshme janë vërejtur gjithashtu në zërin e mirëmbajtjes, ku detyrimet janë rritur me 72%, si dhe në shërbime, me një rritje prej mbi 30%. Ndërkohë, detyrimet për vendime gjyqësore janë zgjeruar lehtë me rreth 1.6%, ndërsa ato për rimbursimin e TVSH-së kanë mbetur të pandryshuara.

Bashkitë ulin detyrimet, pas paralajmërimit të Ministrisë së Financave

Në kontrast me qeverinë qendrore, pushteti vendor ka arritur të ulë detyrimet e prapambetura gjatë së njëjtës periudhë. Kjo vjen pas paralajmërimit të Ministrisë së Financave, e cila u kishte dhënë bashkive afat deri më 20 korrik për të paraqitur planet e shlyerjes dhe për të frenuar akumulimin e borxheve të reja. Një pjesë e bashkive kanë ndërmarrë masa korrigjuese, duke reduktuar gradualisht stokun e detyrimeve të prapambetura.

Një nonsens fiskal: detyrimet rriten, ndërsa buxheti mbetet me suficit

Paradoksi më i madh që ngre ky bilanc fiskal është fakti që detyrimet e pashlyera janë rritur në mënyrë domethënëse në një periudhë kur buxheti i shtetit vijon të rezultojë me suficit. Thënë ndryshe, para ka, por ato nuk shpenzohen.

Kjo tregon se pavarësisht burimeve të disponueshme, zbatimi i projekteve publike ka qenë i ngadaltë dhe pagesat për kontratat ekzistuese janë shtyrë në muajt në vijim. Rritja e detyrimeve të prapambetura, veçanërisht në zërin e investimeve, përbën një sinjal alarmi për menaxhimin e ekzekutimit buxhetor dhe për disiplinën fiskale të institucioneve qendrore. /Kapitali.al

Previous Post

Vlora në prag të zgjedhjeve, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Next Post

Makina përplaset me motorin, një i plagosur në Shkodër

Next Post
Makina përplaset me motorin, një i plagosur në Shkodër

Makina përplaset me motorin, një i plagosur në Shkodër

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al