Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Paqja fiskale me bizneset”, do të falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Paqja fiskale me bizneset”, do të falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria do të falë 525 milionë euro detyrime të papaguara të bizneseve në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2014.

Projektligji për fshirjen e borxheve i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama nga Elbasani pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit është gati dhe ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit.

“Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo të regjistruara në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”.

Pjesa më e madhe e detyrimeve që do të falen i takojnë “doganave”, plotë 266 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër “tatimeve”. Sipas të dhënave në relacionin e projektligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro.

“Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin”.

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, drafti parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.

“Për detyrimet tatimore, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019: Shuhet 50% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 50% e tatimi/taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026 Shuhet 25% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 75% e tatimit/taksës/tarifës, paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.”

Nga ‘Paqja Fiskale’ nuk do të përfitojnë të gjithë. Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve. (A2)

Previous Post

FIFA ndëshkon Serbinë për thirrjet anti-shqiptare në duelin e luajtur në Leskovac

Next Post

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona

Next Post
Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al