Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Lubia mashë e Ramës, nuk do guxonte të firmoste 50 mln euro për tunelin e Llogarasë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha: Lubia mashë e Ramës, nuk do guxonte të firmoste 50 mln euro për tunelin e Llogarasë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sërish është ndalur tek akuzat ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë, tender për të cilën ajo u mor e pandehur.

“Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa.

Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës.

Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, qëu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.

Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.

Edhe njëherë aty ku ishim.

Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.

Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.

Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja.

E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?”, tha Sali Berisha.

Previous Post

Kushtetuesja la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama

Next Post

Humb jetën administratori i minierës në Bulqizë

Next Post
Humb jetën administratori i minierës në Bulqizë

Humb jetën administratori i minierës në Bulqizë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al