Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çështja Balluku/ BIRN: Anuloi tenderin 140 mln euro dhe shpalli fitues “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Çështja Balluku/ BIRN: Anuloi tenderin 140 mln euro dhe shpalli fitues “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Kërkesa vjen menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht marrjen e saj si të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në kërkesën për interpelancë, të iniciuar nga 7 deputetë të PD, opozita kërkon përgjigje në lidhje me humbjen sipas saj të 50 milionë eurove.

“Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anulimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro”, thuhet në kërkesë.

Deputetët kërkojnë “dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me procedurat e prokurimit publik” të ndjekura, ndërsa kërkesa është referuar si urgjente.

Belinda Balluku, e cila iu bashkua kabinetit Rama në vitin 2019, është Zëvendëskryeministrja e dytë që përballet me SPAK, pas rastit të Arben Ahmetajt. Deri më tani, Kryeministria nuk ka pasur një reagim zyrtar nëse Balluku do të vazhdojë të mbajë postet e saj drejtuese në qeveri.

Ballukut iu njoftua nga SPAK, të premten, më 31 tetor, akuza për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Pasi doli nga SPAK, Balluku deklaroi se kishte pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim dhe se besonte te drejtësia. “Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” tha ajo./BIRN

Previous Post

Vlorë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro

Next Post

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

Next Post
Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al