Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar shifrat e EUROSTAT për varfërinë në vendin tonë, ku sipas statistikave 40.5% e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Tabaku thotë se këto shifra janë sipas saj vetëm maja e ajsbergut të krizës në xhepat e qytetarëve dhe në tavolinën e familjeve tona.

Ajo shton se një dekadë me radhë, ekonomia e vendit tonë është goditur nga keqmnaxhimi dhe abuzimi vetëm për të ndërtuar një sistem ku përfiton shumica në kurriz të pakicës. Tabaku thotë se ky sistem i korruptuar dhe i pandershëm e ka bjerrë tërësisht ekonominë e vendit tonë.

Postimi i plotë

Shifrat e varfërisë të publikuara nga EUROSTAT hapën një debat të madh në Shqipëri. Qeveria bëri sikur u trondit nga shifrat dhe më akuzoi se në një dhomë të errët brenda në Partinë Demokratike ne kishim një laborator që shkruanim shifrat e varfërisë për t’i gënjyer shqiptarët.

Ndër kritikët kishte nga ato që e panë shumë të ekzagjeruar shifrën e publikuar nga EUROSTAT. Kjo, më shtyu që ti shoh më në thellësi shifrat që kam kohë që i komunikoj por që gjeta rastin t’i grupoj në një shkrim.

Në fillim faktet.

Sipas Institutit të Statistikave, 40.5% e shqiptarëve jetojnë në varfëri apo të privuar nga jeta sociale, duke qenë një shifër 2 herë më e madhe se sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Po sipas INSTAT, 700 mijë pensionistë, marrin një pension që është më i ulët se sa kufiri i varfërisë që po sipas INSTAT është 27 mijë lekë ndërkohë që pensioni mesatar në qytet është 18 mijë lekë dhe ai në fshat 11 mijë lekë.

Një familje shqiptare i duhet të kishte të ardhura 90 mijë lekë në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, një shifër që sipas INSTAT për 2025 ka shkuar në mbi 100 mijë lekë në muaj.

Për të jetuar normalisht dhe për tu ushqyer normalisht një familje shqiptare i duhet të shpenzojë 40% të të ardhruave të saj për ushqimet dhe pijet joalkoolike. Në harkun kohor të një dekade, vlera totale e çmimeve të shportës së konsumit të ushqimeve është rritur me 63% dhe kjo është një rritje dy herë më e lartë se sa ajo në BE.

Për një vend që të ardhurat i ka sa 30% i BE-së, të përballesh me çmime thuajse të ngjashme me të Europës është një kosto e papranueshme. Dhe këtë kosto e ndjejnë jo vetëm shqiptarët por edhe familjarët e tyre që vijnë këtu dhe bëjnë llogaritë se si këtu shpenzohet 3 herë më shtrenjtë se sa mesatarja e Bashkimit Europian për produktet e tavolinës.

Të gjithë këto fakte janë vetëm maja e ajsbergut të krizës në xhepat e qytetarëve dhe në tavolinën e familjeve tona. Për një dekadë me radhë, ekonomia e vendit tonë është goditur nga keqmnaxhimi dhe abuzimi vetëm për të ndërtuar një sistem ku përfiton shumica në kurriz të pakicës.

Ky sistem i korruptuar dhe i pandershëm e ka bjerrë tërësisht ekonominë tonë; ndërtimi sot zë thuajse 14% e PBB, bujqësia është futur në vdekje klinike dhe atë rrugë po ndjek dhe industria fasone. Sistemi fiskal ka prodhuar një ekonomi të pandershme ku mbitaksohet puna, nënvlerësohet shtresa e mesme dhe familjet shqiptare varfëron ndërsa një pakicë përfiton.

Kjo, pra Shqipëria e të paktëve, është rezultati i një grupi të vogël individësh që saherë që i është dashur të zgjedhin kanë vendosur në favor të pakicës dhe jo shumicës. Sa herë i është dashur të përcaktojnë se kush duhet të përfitojë nga ulja e taksave kanë zgjedhur gjithmonë një qokë për pakicën dhe jo një politikë me ulje taksash për biznesin e vogël.

Kjo mendësi e ka shkatërruar ekonominë e familjeve tona. Ka shpërbërë dhe copëtuar shpirtin sipërmarrës të qytetarëve. Ka zvetënuar punën dhe dëshirën për punë të shqiptarëve. Duke fabrikuar një rritje në letër që nuk i ka shërbyer asnjëherë ekonomisë së tryezave.

 

Prandaj nuk përbën rastësi që 55% e qytetarëve tanë e konsiderojnë veten e tyre të varfër. E si mund të mos konsiderohesh i tillë kur të duhen 19 vite për të punuar ditë e natë që të blesh një apartament ndërkohë që në qytete disafish më të shrenjta dhe kosto jetese më të mira nuk duhet kaq shumë?!

E sigurisht kjo është ana e shifrave dhe fakteve, por ka edhe një anë njerëzore — atë të pasigurisë që sjell varfëria dhe skamja, të mungesës së shpresës dhe të rrezikut për të nesërmen, të pasigurisë së ushqimit, shkollimit, shëndetit, të pasigurisë së prindërve që i kanë fëmijët larg, të pensionistëve që mezi ia dalin. Kjo është një anë që ndoshta shkon përtej shifrave, dhe është mirë që kushdo që flet për këtë çështje ta ketë parë me sytë e vet — ashtu siç e kam parë edhe unë, në shumë dyer ku kam trokitur këtë pranverë, dhe prej tyre flas.

Në politikë jo gjithmonë mund të identifikohemi me zgjedhësit, jo gjithmonë vuajmë apo përjetojmë si ata; është e vërtetë që jemi më të privilegjuar. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të flasim për ta

Previous Post

Çështja Balluku/ BIRN: Anuloi tenderin 140 mln euro dhe shpalli fitues “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro!

Next Post

Nëse shpërqendroheni lehtë, mund të jeni më kreativ se ç’mendoni!

Next Post
Nëse shpërqendroheni lehtë, mund të jeni më kreativ se ç’mendoni!

Nëse shpërqendroheni lehtë, mund të jeni më kreativ se ç’mendoni!

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

September 15, 2026
Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al