Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 2025, qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar sesa përballë ndonjë rreziku ushtarak apo kërcënimi të jashtëm. Kjo është një nga gjetjet kryesore të Barometrit të Sigurisë 2025, sondazhit kombëtar që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) realizon çdo vit për të matur perceptimet e publikut mbi sigurinë.

Që prej nisjes në vitin 2019, Barometri është shndërruar në një pasqyrë të rrallë të mënyrës se si qytetarët e shohin shtetin, institucionet dhe rreziqet që i rrethojnë. Studimi i këtij viti, i zhvilluar në një kontekst të trazuar global e rajonal, tregon qartë se për perceptimin e publikut shqiptar, rreziku më i madh nuk vjen nga jashtë, por nga brenda.

“Që prej fillimit të matjeve në vitin 2019, ndjenja e sigurisë ndër qytetarët shqiptarë ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme, por shoqëruar me një rritje të ndjeshmërisë ndaj kërcënimeve të brendshme. Rreth 60–70% e qytetarëve vazhdojnë të ndihen personalisht të sigurt, ndërsa perceptimi për sigurinë institucionale mbetet më i brishtë,” shprehet Arjan Dyrmishi, autor i studimit dhe Drejtor Ekzekutiv i CSDG.

Korrupsioni renditet si kërcënimi më i madh kombëtar, shumë përpara çdo rreziku tjetër. Në vijim vjen krimi i organizuar, i cili perceptohet si i lidhur ngushtë me korrupsionin, duke krijuar një zinxhir që minon besimin në qeverisje dhe në drejtësi. Kur mblidhen së bashku vlerësimet për kërcënimet kryesore dhe dytësore, këto dy rreziqe lënë shumë pas çdo kërcënim tjetër, qoftë ai ushtarak, kibernetik apo mjedisor. Për publikun, rreziku nuk është në kufij, por në sistem, në mungesën e transparencës, në ndëshkimin e dobët dhe në perceptimin e lidhjeve mes politikës dhe krimit.

“Që nga edicioni i parë, qytetarët shqiptarë i kanë perceptuar rreziqet e brendshme si më të rëndësishme se ato të jashtme. Pra në Shqipëri armiku shihet brenda sistemit: korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e drejtësisë,” vijon Dyrmishi.

Krimi i organizuar mbetet një plagë e thellë që perceptohet gjerësisht si kërcënim i përhershëm për sigurinë dhe ekonominë. Pjesa më e madhe e të anketuarve e konsideron atë një problem shumë serioz në nivel kombëtar, edhe pse më pak i dukshëm në zonën e tyre lokale.

Veriu dhe qendra e vendit, veçanërisht Shkodra, Elbasani dhe Lezha, përmenden si vatra më problematike të krimit. Trafiku i drogës renditet si aktiviteti kryesor i rrjeteve kriminale, pasuar nga pastrimi i parave dhe krimet me dhunë. Shumica e qytetarëve besojnë se kultivimi i kanabisit ushqen drejtpërdrejt krimin e organizuar, edhe pse janë të ndarë nëse legalizimi i tij do ta dobësonte ndikimin e grupeve kriminale.

Përveç faktorëve ekonomikë si varfëria dhe papunësia, qytetarët identifikojnë tre arsye institucionale që ushqejnë krimin: dënimet e buta, korrupsionin dhe lidhjet e fshehta mes politikës dhe krimit. Këto krijojnë, sipas tyre, një kulturë pandëshkueshmërie që e bën të vështirë ndarjen e pastër mes pushtetit dhe krimit. Krimi i organizuar perceptohet se ndikon negativisht në tregun e lirë, duke shtrembëruar konkurrencën përmes evazionit fiskal, zhvatjes dhe frikësimit.

Një ndër gjetjet më të forta të Barometrit 2025 lidhet me perceptimin e ndërhyrjes së krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit. Shumica e qytetarëve besojnë se grupet kriminale kanë ndikuar në fushatat e të dyja partive të mëdha, përmes blerjes së votave, financimeve të paligjshme dhe, më rrallë, kërcënimeve direkte. Për rreth një në pesë të anketuar, dikush në rrethin e tyre është kontaktuar për të ndikuar votën, ndërsa një në katër thotë se njeh dikë që e ka shkëmbyer votën për para apo favore.

Burimi kryesor i informacionit për këto ndërhyrje mbeten mediat tradicionale, por rrëfimet personale janë po aq të përhapura, duke treguar se fenomeni nuk perceptohet më si abstrakt, por si realitet i prekshëm. Ndër institucionet, SPAK gëzon besimin më të lartë për rolin e tij në parandalimin e ndërhyrjeve elektorale, ndjekur nga Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa partitë politike konsiderohen si dueshtimet më të mëdha në këtë drejtim.

Në krahasim me vitet e fundit, shumica e qytetarëve ndihen se prania e krimit të organizuar ka mbetur e pandryshuar ose është rritur. Ligji për Dekriminalizimin shihet si pjesërisht efektiv, por me kufizime të dukshme në zbatimin e tij, sidomos në nivelet lokale dhe qendrore të pushtetit.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të perceptohen si kërcënimet më të mëdha. Shkaqet e vazhdueshmërisë së këtij perceptimi janë normalizimi i korrupsionit dhe përhapja strukturore e tij, lidhja midis politikës dhe krimit të organizuar, impakti real që këto kanë në jetën e përditshme, perceptimi i pandëshkueshmërisë dhe shtimi i ndjeshmërisë së publikut pas reformës në drejtësi dhe refromat antikorrupsion në kuadër të antarësimit në BE,” shprehet Dyrmishi.

Ndërkohë, pritshmëritë për reduktimin e ndikimit të krimit janë të ndara mes optimizmit dhe skepticizmit. Krahas SPAK-ut, qytetarët njohin edhe rolin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Një temë që përshkon gjithë raportin është ajo e besimit të ulët në drejtësi dhe nën-raportimit të krimeve. Shumë qytetarë hezitojnë të raportojnë krimet për shkak të frikës nga hakmarrja, mosbesimit te autoritetet dhe mungesës së informacionit ligjor. Dhuna në familje, abuzimet nga zyrtarët dhe krimet e lidhura me pushtetin janë ato që besohet se mbeten më shpesh pa u raportuar.

 

Në të njëjtën kohë, gjetjet tregojnë se shqiptarët besojnë fuqishëm në nevojën për bashkëpunim rajonal përballë kërcënimeve të përbashkëta. Mbi 80% e të anketuarve pajtohen se mungesa e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit dëmton stabilitetin rajonal. Megjithatë, optimizmi mbetet i matur.

 

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehet skeptike se rajoni mund të përmirësojë gjendjen e sigurisë në një të ardhme të afërt. Arsyeja kryesore që përmendet është roli i politikanëve,  të cilët perceptohen si aktorë që shpesh nxisin ndasi dhe përdorin tensionet për përfitime të brendshme politike. Serbia mbetet e identifikuar si kërcënimi kryesor për sigurinë e Shqipërisë, ndërsa shtetet e tjera fqinje vlerësohen përgjithësisht në mënyrë neutrale.

 

Në planin global, perëndimi shihet si garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gëzojnë mbështetje pothuaj unanime, si partnerë pozitivë dhe të besueshëm. Rusia, përkundrazi, perceptohet kryesisht si aktor negativ, ndërsa Kina shihet me ambivalencë, as kërcënim i drejtpërdrejtë, por as partner i besuar.

Pjesa më e madhe e të anketuarve beson se në vitet e ardhshme SHBA do të mbetet fuqia më me ndikim në botë, e ndjekur nga BE, Kina dhe Rusia. Në nivel dypalësh, Italia përmendet si vendi me marrëdhëniet më të ngushta dhe si partner që duhet prioritarizuar në të ardhmen, krahas SHBA-ve.

“Barometri i Sigurisë përcjell një mesazh të qartë për institucionet se siguria kombëtare nuk mund të kuptohet si një koncept thjesht ushtarak, por si rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mirë, funksionimit të drejtësisë dhe zbatimit të rendit ligjor. Qytetarët e lidhin ndjenjën e tyre të sigurisë me cilësinë e institucioneve dhe me aftësinë e tyre për të qenë të ndershme, transparente dhe efektive,” përfundon Dyrmishi, duke shtuar se publiku kërkon rezultate të prekshme dhe institucione të pavarura në luftën kundër korrupsionit, pasi besimi ndërtohet nga veprimet reale dhe jo nga retorika politike, ndërsa mbështetja për integrimin europian shihet si garanci për reforma të vërteta. /acqj.al

Previous Post

Plumba në Selenicë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Next Post

Punët e shtëpisë që gratë shtatzëna nuk duhet të bëjnë!

Next Post
Punët e shtëpisë që gratë shtatzëna nuk duhet të bëjnë!

Punët e shtëpisë që gratë shtatzëna nuk duhet të bëjnë!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al