Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano.

I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SKEMA

Në krye të skemës qëndron vetë Adi Çoba, i cili rezulton të jetë drejtuesi i organizatës, i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

“Adi Çoba në cilësinë e shefit dhe promovuesit të grupit, siguronte dhe dërgonte në Itali nga jashtë sasi të mëdha heroine dhe kokaine, koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e paligjshme të pjesëmarrësve të tjerë të grupit”, – thuhet në dosje. Pasi Çoba kujdesej që droga të shkonte drejt Italisë, atje e prisnin shqiptarë të tjerë pjesë e grupit kriminal, siç shihet edhe në organigramën se si funksiononte rrjeti.

Në territorin italian, një ndër figurat kyçe ishte Erigels Presi, i cili priste drogën në Itali, e merrte e ruante dhe kujdesej për përpunimin e heroinës dhe kokainës të ardhur nga Shqipëria. Së bashku me të vepronin Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro, të cilët paketonin drogën me qëllim që të shpërndanin në treg.

“Erigels Presi, Massimiliano Fiore, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro akuzohen për pjesëmarrje në këtë organizatë të trafikut të drogës, për llogari të së cilës, duke marrë pjesë në fitime në përpjesëtim me rolin e tyre, merrnin substancën narkotike dhe, pas fshehjes në vendet në dispozicionin e tyre dhe përpunimit e paketimit, e transportonin me mjete të dedikuara për këtë qëllim dhe e shpërndanin në territorin italian te blerësit e qëndrueshëm, nga provinca e Leçes, konkretisht në San Cataldo di Leçe dhe Oria, duke marrë në këmbim pagesa në para ‘cash’, të cilat pjesëmarrësit i transportonin në Shqipëri, ku qëndronte Adi Çoba”, – thuhet në dosje.

Pas përpunimit, droga u dorëzohej shpërndarësve të tjerë, të cilët ishin pjesë e hallkës finale: Angelo Zanzarelli, Michele Sterliçhio, Francesca Caputi dhe Mazzuti Luisa, të cilët e shisnin drogën pakicë në zonat e Oria-s dhe San Cataldo-s së Leçes.

Anëtarët e rrjetit kujdeseshin edhe për grumbullimin e shumave të mëdha të parave ‘cash’ të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat më pas transportoheshin drejt Shqipërisë te kreu i grupit Adi Çoba, përmes linjave të autobusëve.

Emrat

Gjatë operacionit të SPAK u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

1-Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojws
2-Indrit Tafili
3-Ogert Shqevi
4-Artan Sulejmani
5-Orges Molla
6-Sueld Elezi
7-Genti alias Ekil Nderjaku
8-Hasan Nderjaku
9-Altin Morina
10-Armand Tragaj
11-Rando Aliu
12-Musa Korca
13-Alfred Hysa
14-Altin Korca
15-Ligor Combashi
16-Edmond Cupi
17-Naim Behluli
18-Edison Cukaj (Gjoka)
19-Serxhio SHkodra
20-Ervis Deti
21-Bexhed Mema
22-Emri Hysenaj
23-Artur SHkoza
24-SOkol Istrefi alias Tatani
25-Ervin Zeqiri
26-Gezim Thartori
27-Ledio Bardhi
28-Juxhin Drazhi
29-Erind Lasku
30-Nexhmedin Danaj – urdher ndalim

Previous Post

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

Next Post

Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

Next Post
Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al