Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Foshnja humbi jetën! Merren të pandehur 2 mjeke gjinekologe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeket obstetre gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një nëne të re, e cila për pasojë humbi foshnjën. Të dyja mjeket, të cilat punojnë në spitale private, dyshohen se kanë neglizhuar gjendjen e rëndë të gruas shtatzënë me inicialet G.S., e cila vuante nga pre-eklampsia, një gjendje që shpesh prek gratë shtatzëna, por që kërkon ndjekje dhe trajtim rigoroz.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet e nisura në vitin 2023, rezultoi se 2 mjeket, nuk kanë respektuar protokollet standarde, nuk kanë monitoruar shenjat vitale të gruas shtatzënë si dhe nuk kanë reaguar ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e saj. Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e gruas, pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.

“Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo ka çuar në lindjen e një foshnje prematurë me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës së nënës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këto kushte, pacientja i është drejtuar mjekes tjetër Enriketa Kroi, por edhe ajo me veprimet dhe mosveprimet e saj, cenoi jetën dhe shëndetin e nënës e të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda të pre-eklampsisë së formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.

“Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore”, thuhet në njoftim.

Në fund, pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni”, u vlerësua se gjendja e preeklampsisë kishte avancuar në atë pikë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë.

Vetëm dy javë më parë Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 2 gjinekologë për ‘neglizhencë në trajtimin mjekësor’, që çoi në humbjen e jetës së një foshnje të sapolindur në korrik 2021 në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Kallëzimi u bë nga nëna, pasi humbi foshnjën si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes natyrale nga përdorimi i forcepsit.

Previous Post

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Next Post

Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë “skandal”

Next Post
Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë “skandal”

Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë “skandal”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al