Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu shqiptar i bulmetit po bëhet gjithnjë e më i varur nga jashtë. Të dhënat më të fundit tregojnë se importet e produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit kanë arritur nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sipas INSTAT, nga korriku në shtator, vlera totale e importeve për këtë kategori arriti në 2.28 miliardë lekë – me 815 milionë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë në shtator, shifra që përbëjnë rekord për këtë periudhë.

Rritja e importeve lidhet drejtpërdrejt me uljen e numrit të bagëtive qumështore dhe rënien e prodhimit vendas të qumështit. Sipas statistikave zyrtare, prodhimi total i qumështit në vend ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024 – një rënie e ndjeshme që tregon tkurrjen e bazës bujqësore.

Çmimet e produkteve të bulmetit në treg kanë mbetur të larta, ndërsa fermerët vendas po përballen me një krizë ekzistence.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se Italia, Gjermania, Serbia, Greqia dhe Holanda janë pesë partnerët kryesorë nga të cilët Shqipëria importon bulmet, vezë dhe mjaltë.

Skyweb.al kishte raportuar më herët për lojën e çmimeve dhe problemet me cilësinë në tregun e bulmetit.

Në fund të vitit 2024, Autoriteti i Konkurrencës përfundoi një hetim të thelluar ndaj katër kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, Erzeni, Lufra, Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas dyshimeve për koordinim në uljen e çmimit të blerjes nga fermerët.

Edhe pse Autoriteti nuk gjeti prova për marrëveshje të drejtpërdrejtë, raporti zyrtar vuri në dukje se kompanitë kishin ulur ndjeshëm çmimin e blerjes nga fermerët, ndërkohë që çmimet për konsumatorin u rritën ndjeshëm.

Hetimi zbuloi gjithashtu se Erzeni dhe Lufra kishin shtuar ndjeshëm importet e qumështit gjatë vitit 2024, duke kompensuar mungesën e lëndës së parë vendase.

Dokumentet e siguruara nga Skyweb.al tregojnë se Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga AKU të forcojë kontrollet mbi kompanitë përpunuese, pasi ekziston rreziku që, për shkak të mungesës së qumështit cilësor në treg, të përdoret lëndë e parë jashtë standardeve të përcaktuara ligjërisht, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar raste të shumta ku qumështi nuk përmbush standardet minimale higjieno-sanitare, ndërsa një pjesë e kompanive e kompenson mungesën me import.

Numri i lopeve nder vite ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Numri i lopeve nder vite ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Në këtë situatë, fermerët po shuhen, fabrika po importojnë dhe tregu po mbushet me bulmet të huaj, ndërsa çmimi për konsumatorin shqiptar mbetet më i larti në rajon.

Nëse politika nuk ndërhyn për të mbrojtur prodhimin vendas, Shqipëria rrezikon të mbetet pa lopë e dele, por me rafte plot me bulmet importi.

/Skyweb.al/

Previous Post

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Next Post

SHBA heq nga lista e zezë Milorad Dodiku, ish-liderin e serbëve në Bosnje

Next Post
SHBA heq nga lista e zezë Milorad Dodiku, ish-liderin e serbëve në Bosnje

SHBA heq nga lista e zezë Milorad Dodiku, ish-liderin e serbëve në Bosnje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al