Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas 26 vitesh beteje ligjore, Emigranti shqiptar fiton të drejtën për të qëndruar në Britani

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Pas 26 vitesh beteje ligjore, Emigranti shqiptar fiton të drejtën për të qëndruar në Britani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një emigrant shqiptar, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje ligjore që zgjati plot 26 vjet.

Gentian Hoti ka fituar të drejtën për t’u bërë shtetas britanik, në atë që konsiderohet si një nga rastet më të gjata ligjore të emigracionit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjykata dëgjoi se 41-vjeçari, në vitin 1999, mbërriti në Britani në moshën 15-vjeçare dhe kërkoi azil duke pretenduar se ishte nga Kosova dhe se kishte lindur në vitin 1985, ndërsa në të vërtetë kishte lindur në vitin 1984 në Shqipëri.

Në dokumentet e paraqitura në tetor 1999, ai kishte duklaruar se ishte viktimë e autoriteteve serbe në Kosovë dhe se ishte ndarë nga familja e tij gjatë arratisjes nga rajoni.

Në nëntor të po atij viti, kërkesa e tij për azil u refuzua, por iu dha leje e jashtëzakonshme për të qëndruar deri në nëntor të vitit 2003. Më pas, ai u vu nën kujdesin e autoriteteve lokale dhe në vitin 2004 mori leje qëndrimi me afat të pacaktuar.

Në vitin 2005, Hoti mori shtetësinë britanike, por në vitin 2010 nisi një hetim për identitetin e tij. Në shkurt të vitit 2013, ai u njoftua se natyralizimi i tij ishte i pavlefshëm. Pas disa komunikimeve dhe hetimeve, në qershor 2019 Sekretari i Shtetit i hoqi shtetësinë britanike me arsyetimin se kishte përdorur “një identitet të rremë” që prej mbërritjes në Britani.

Hoti e apeloi vendimin në vitin 2019 dhe, pas një procesi të gjatë në disa shkallë gjyqësore, një gjyqtar pranoi apelin e tij duke konstatuar se që nga viti 2013 ai kishte pranuar plotësisht origjinën e tij shqiptare.

Në përfundim, gjykata vendosi në favor të Gentian Hotit, duke i dhënë atij të drejtën për të mbajtur shtetësinë britanike, pas një beteje ligjore që zgjati më shumë se çerek shekulli.

Previous Post

Tritol dhe vrasje me thikë, reagon PD: Policia e narkoshtetit po bën spektatorin me rendin e sigurinë

Next Post

Dumani konfirmoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e IPARD

Next Post
OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

Dumani konfirmoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e IPARD

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al