Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga energjia te “tigrat”: A pranoi Dumani tërthorazi se kallëzimet ndaj Ballukut janë në hetim paraprak?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Nga energjia te “tigrat”: A pranoi Dumani tërthorazi se kallëzimet ndaj Ballukut janë në hetim paraprak?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është përballur në Kuvend me një sërë pyetjesh nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, lidhur me hetimet ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë seancës, Balliu renditi disa kallëzime penale të depozituara në SPAK ndaj Ballukut, që përfshijnë një sërë çështjesh të mëdha publike: nga shitblerja e energjisë, ndërtimi i parqeve fotovoltaike, rrugët dhe tuneli i Llogarasë, deri te termocentralet dhe anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

“Në këtë vështrim, për zonjën Balluku ka disa kallëzime penale në SPAK që nga shitblerja e energjisë tek rrugët, tek ndërtimi i parqeve fotovoltaike, tek tuneli i Llogarasë, tek termocentralet, anijet “tigri 1” dhe “tigri 3”. A janë në hetim këto çështje, sa kohë duhet për t’i hetuar kur bëhet fjalë për miliona euro të shpërdoruar.

P.sh ju keni bërë një procedurë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në godinën tuaj dhe i keni prokuruar me gjysmën e çmimit që i ka prokuruar zotit Balluku, kaq të vështirë  ka SPAK sa i duhen disa vite për t’i hetuar?

Psh çfarë vështirësie ka tek cështja e “tigrit 1” dhe “tigrit 3” kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri ndërkohë që tenderi nuk është realizuar ende dhe procedura bëhet disa muaj pasi është deklaruar në Amerikë”, tha Balliu.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK nuk e mohoi ekzistencën e hetimeve, por u shpreh se nuk mund të japë informacion për çështje që ndodhen në fazën paraprake të procedimit penal.

“Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak s’mund të jap informacion lidhur me pyetjen e Balliut. Koha është e rëndësishme por ajo që prokurorët e posaçëm është respektimi i afateve të hetimit, është i detyruar dhe sa kohë çështjet janë brenda afateve, duhet të marrësh në konsideratë rëndësinë e cështjeve ngarkesën e prokurorëve, sa kohë janë brenda afateve, s’mund të them se janë zvarritur këto çështje”, deklaroi Dumani.

Kjo deklaratë e Dumanit duket se konfirmon jo drejtpërdrejt, se kallëzimet ndaj Ballukut janë aktualisht në fazë hetimi paraprak, ndonëse pa dhënë detaje për përmbajtjen apo ecurinë e tyre.

Previous Post

Sulm kibernetik, mbi 180 milionë fjalëkalime të “Gmail” të hakuara

Next Post

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

Next Post
Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al