Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Firma “Kupa” skualifikohet nga tenderët për abuzime

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Firma “Kupa” skualifikohet nga tenderët për abuzime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga peshkaqenët e fondeve publike, firma “Kupa” me pronar Shkëlqim Kupën, është skualifikuar nga pjesëmarrja në tendera për abuzime të mëdha. Megjithëse ka xhiruar dhjetëra miliona euro, duke marrë tendera pothuajse në të gjithë Shqipërinë, shpesh herë e paracaktuar, me mashtrim apo edhe me falsifikime, kjo kompani është gjetur me shkelje në procedurat e kryera.

Një këmbanë alarmi për të gjithë zyrtarët që i kanë dhënë tendera të paracaktuar, ku dy të fundit i ka fituar në Elbasan dhe Librazhd, nga Gledjan Llatja dhe Mariglen Disha. Ka dyshime të forta se pas Shkëlqim Kupës janë persona me influencë deri në rangjet e larta të qeverisë, të cilët e kanë bërë firmën të paprekshme deri më sot.

Por, “kupa” është mbushur dhe vijnë sinjalet e para që Shkëlqimi ka mashtruar për të fituar tenderët, një vepër e rëndë penale. Ende nuk ka informacione nëse Prokuroria e Posaçme ka filluar ndonjë hetim penal për këtë firmë apo edhe zyrtarët që e suportojnë, teksa deri më tani është marrë masa paraprake e skualifikimit nga tenderët.

Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Mbushet “KUPA”, firma

Vendimi i APP-së për të skualifikuar firmë KUPA nga tenderët për disa muaj

Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave në Agjencinë e Prokurimit Publik ka marrë një vendim ditët e fundit për skualifikimin e firmës Kupa.

“Agjencia e Prokurimit Publik, në ushtrim të kompetencave të saj ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik
‘KUPA’ shpk, me NUIS K51615512C, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi” shkruhet në dokument. Një akuzë tepër e rëndë, e cila nuk mund të jetë vetëm procedim administrativ, por është një vepër penale.

APP-ja vijon se kompania me pronar Shkëlqim Kupën ka mashtruar dhe ka falsifikuar dokumente për tenderin me objekt “blerje asfalto beton”, të zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale, Elbasan.

Në të njëjtin dokument shkruhet se arsyet e fillimit të procedimit administrativ kanë nisur bazuar në shkresën me numër 1297/1, të datës 5 gusht 2025, të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. “Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se ‘Agjencia e Prokurimit Publik’ përjashton
një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi” vijon dokumenti.

Në fund, te masat, APP ka vendosur “të përjashtojë operatorin ekonomik ‘KUPA’, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 4 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Mbushet “KUPA”, firma

Disa javë më parë, Bashkia e Elbasanit, përkatësisht Agjencia e Shërbimeve Publike finalizoi tenderin për blere asfalto beton. Fondi limit i procedurës është 2.495.626 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale, Bashkia Elbasan, me një afat prej 12 muajsh.

Në procedurë mori pjesë firma “KUPA” me një vlerë të paraqitur prej 2.420.800 lekë, ose shumë afër fondit limit. Kjo ofertë ishte e vetmja në garë, pasi kishte dyshime se letrat ia kopsitën që t’a fitonte.

Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Mbushet “KUPA”, firma

Në muajin shtator 2025, firma Kupa fitoi një tender në Bashkinë e Librazhdit me ofertën më të lartë

Ndërkohë, disa javë më parë, e njëjta kompani fitoi një tender të majmë nga Bashkia e Librazhdit, megjithëse kishte dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe te pafavorizuara per vitin 2025”. Kupa bashkoi forcat me kompaninë Hasballa, teksa ofruan 45 milionë lekë të rinj, ose mbi 450 mijë euro. Në tender mori pjesë edhe kompania Avduli që ofroi 350 mijë euro, dukshëm me ofertë më të ulët dhe me një diferencë me fituesin. Madje, edhe kompania e tretë ofroi 43 milionë lekë, por të dyja ato që ofruan më pak janë skualifikuar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.

Ndërkohë, gjatë 20 viteve nga themelimi, firma Kupa ka fituar qindra procedura prourimi kryesisht nga bashkitë e vendit. Duke pasur selinë në zonën e Kamzës, fitoi tenderat e asaj bashkie, për t’u zhvendosur pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Vetëm përgjatë 2025-ës, kompania ka xhiruar 10 milionë euro, teksa pas vendimit të fundit janë shtuar dyshimet se i ka marrë me mashtrim dhe falsifikim.

/Vox News/

Tags: KupaShkelqim Kupa
Previous Post

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

Next Post

Në burgun ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

Next Post
Në burgun ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

Në burgun ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al