Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Valter Begaj në burg, e shoqja Loreta vazhdon korrupsionin e tenderave me Anuela Ristanin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Valter Begaj në burg, e shoqja Loreta vazhdon korrupsionin e tenderave me Anuela Ristanin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, nuk i lë shokët në baltë. Valter Bega është në burg, i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, por Anuela i jep tenderat bashkëshortes së tij, Loreta Valljas. Biznesi këtë radhë bëhet me paratë e rindërtimit nga tërmeti. Janë ca punë që i ka lënë përgjysmë Lali Eri dhe i vazhdon Anuela.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Loti XVIII: “Aktekspertizë e thelluar për “Riaftesimi strukturor i ndërtesës nr. 31 (9), Qendër e Vjetër, Krrabë”, me fond limit 1 020 000,00 pa TVSH.

Tenderi është mbajtur më 25 gusht 2023, në një procedurë ku duket qartë se fituesi është i paracaktuar. Nga tre studio pjesëmarrëse, 2 janë përjashtuar menjëherë nga gara, megjithëse kishin oferta më të ulëta se sa kompania fituese.

Tenderi është shënuar nga Open Data Albania” me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në fakt, këto procedura zhvillohen formalisht sepse fituesit dihen qysh më parë. Më 30 shtator 2025, Anuela Ristani ka shpallur fituese kompaninë ‘Net Group” shpk, pronare e së cilës është Loreta Vallja, bashkëshortja e Valter Begajt, biznesmenit të arrestuar nga SPAK.

Pas arrestimit, Begaj ia ka dhuruar kompaninë bashkëshortes, që të mos ia sekuestrojë SPAK, ndërkohë që duhet të vazhdojnë të rrjedhin paratë tenderat në arkën e “Net Gruop” shpk.

Dhurimi është bërë më 4 dhjetor 2025, ku para noteres ka qenë vetëm bashkëshortja e Valterit. Ajo ka paraqitur një prokurë dhe e ka marrë kompaninë në pronësinë e saj 100%.

Një ditë para këtij veprimi noterial, në 3 dhjetor 2024, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i përfshirë në afera flagrante korruptive me oligarkët Bashkim Ulaj dhe Shkëlqim Fusha, i ka dhënë një tender me vlerë 70 mijë euro kompanisë NET-GROUP. Bëhet fjalë për tenderin e shërbimit të mbikqyrjes së punimeve për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregetare në zona model zhvillimi, etj. Faza II.

Në kohën kur Dritan Agolli ka firmosur tenderin për kompaninë NET-GROUP, Valter Begaj ishte pronar në kompaninë fituese, edhe pse kishte disa muaj në burg për korrupsion me tendera dhe pastrim parash.

Biznesmeni Valter Begaj, ortak i ish kreut të ARSH-së Evis Berberi, konsiderohet nga SPAK-u si personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave nga ish drejtori i ARRSH-së. Sipas dosjes së SPAK-ut, njohjet mes Berberit dhe Begajt janë shumë të hershme, përpara se ish drejtori i ARRSH-së të merrte detyra në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Me marrjen e kësaj detyre, Berberi i shiti aksionet e kompanisë DAAM te shtetasi Valter Begaj, për vlerën e 1.7 milionë eurove, ndërsa i kishte blerë për vetëm 800 euro.

Përveç aksioneve të DAAM, Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish “B-VAAL ENGINEERING”), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit. Në mars të këtij viti, me kërkesë të SPAK u arrestua Ervis Berberi bashkë me dy miqtë e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami për korrupsion dhe pastrim parash.

/Gijotina.com/

Tags: anuela ristaniBashkia TiraneLoreta ValljasNet GroupNet Group shpktenderValter Begaj
Previous Post

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Next Post

Argjentinë/ Milei fiton zgjedhjet legjislative

Next Post
Argjentinë/ Milei fiton zgjedhjet legjislative

Argjentinë/ Milei fiton zgjedhjet legjislative

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al