Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qefalinjtë fusin duart në ushqimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” – tenderi 2 miliardë lekë denoncohet në KPP

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qefalinjtë fusin duart në ushqimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” – tenderi 2 miliardë lekë denoncohet në KPP
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër skandal që ka në qendër biznesin e deputetit socialist Xhemal Qefalia. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është tenderi me vlerë afro 2 miliardë lekë për gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku emrat e njohur të familjes Qefalia rikthehen sërish në lojën e kontratave publike.

Ankesa në KPP: Vlerësim i padrejtë dhe ofertë e dyshimtë

Më 21 tetor 2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është depozituar ankesa me numër A/2025/5991 nga kompania “Drive 2 Expert Albania” sh.p.k., e cila kundërshton mënyrën e vlerësimit të ofertave në këtë procedurë të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Shpjegojmë se OBP është nje ent që ka kaluar në varësinë e ministrit Blendi Gonxhe dhe drejtohet nga vartësja e tij historike Arlinda Pogaj.

Ankuesi pretendon se vlerësimi me pikë për operatorët “Dajti Park 2007” sh.p.k. dhe “Silver” sh.p.k. është bërë në kundërshtim me dokumentacionin dhe formulën zyrtare, duke kërkuar rivlerësim të plotë të ofertave. Sipas ankesës, të dy këta operatorë nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit, të përcaktuara në dokumentet standarde, që kërkon prova për shërbime të ngjashme gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 40% e fondit limit.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt Loti 1 “Gatimi dhe shpërndarje ushqimi (Catering) në S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Tenderi i ankimuar është hapur më 19 qershor 2025 dhe u mbajt nga komisioni më 21 korrik 2025.

Gjithashtu, “Drive 2 Expert Albania” thekson se oferta e “Dajti Park 2007” është anomalisht e ulët, e paargumentuar dhe e pajustifikuar – një shenjë tipike që ngre dyshime për manipulim të garës.

Sipas dokumenteve të ofruara nga Agjencia e Prokurimit Publik, kompania “Dajti Park 2007” ka ofruar një vlerë prej 107,901,600 lekësh, pra diferenca është më e madhe se 25% e fondit limit – një ofertë që sipas ekspertëve të prokurimeve publike do të duhej të ngjallte alarm për çmim të dyshimtë. Në këtë rast, kompania ose do t’ë gatuajë pa cilësi, ose do të ulë sasinë e racioneve të furnizuara për Maternitetin.

Procedura e tenderit me fond limit prej 185,219,458 lekë pa TVSH (rreth 1.9 milionë euro) do t’I nënshtrohej kërkesave të administratorit Lulzim Qefalia duke i sjellë kriteret sipas dëshirës së tij.    Pavarësisht vlerës së lartë dhe objektit delikat – furnizimi ushqimor për nënat dhe foshnjat në maternitet – autoritetet kanë lejuar garim me oferta të dyshuara, madje pas disa modifikimeve dhe shtyrjeve të afateve, të miratuara nga vetë KPP me vendimet e datave 18 gusht dhe 2 shtator 2025.

Pas këtyre ndryshimëve që i vinin përshtat biznesit të Qefalinjve, komisioni i Pogës publikoi data të reja për mbajtjen e tenderit. Afati i fundit për pranimin e ofertave ndryshohet pas lejimit nga KPP me 29 shtator 2025.

Më 7 tetor 2025, OBP skualifikoi operatori ankimues dhe më 10 tetor 2025, vazhdoi me shpalljen e fituesit, që është operatori “Dajti Park 2007” shpk.

Nga “Qefalia shpk” te “Dajti Park 2007”: një histori e gjatë e tenderave dhe hetimeve

Kompania “Dajti Park 2007” ka një histori të gjatë dhe të errët në tenderat publikë. Ajo u krijua fillimisht në vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, me emrin “Qefalia shpk”, më pas u riemërua “Vllaznimi”. Në vitin 2007, pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë si kryetar i Komunës Dajt, ai ia kaloi kompaninë Ylber Kalasë, për të shmangur konfliktin e interesit.

Në vitin 2016, pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, Kalaja u arrestua për korrupsion në tenderat e ushqimeve të burgjeve, por kjo nuk e pengoi kompaninë që të vijonte të fitonte tendera publikë me shifra të mëdha.
Vetëm një javë pas arrestimit, kompania ndryshoi sërish emrin në “Dajti Park 2007”, ndërsa në fund të vitit 2018, aksionet u shpërndanë mes Desart Kalasë (djali i Ylberit) dhe Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Kjo strukturë familjare dhe e ndërthurur midis ish-funksionarëve publikë dhe biznesmenëve të dënuar për korrupsion ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe ndikim politik në tenderat shtetërorë.
Fakti që Operatori i Blerjeve të Përqendruara, institucioni përgjegjës për menaxhimin e prokurimeve më të mëdha në vend, pranon garimin e një subjekti me histori të tillë, shfaq mungesë transparence dhe kontrolli efektiv në sistemin e prokurimeve publike.

Ankesa e “Drive 2 Expert Albania” është tashmë e regjistruar në Regjistrin e Ankesave të KPP-së më 23 tetor 2025 dhe pritet që Komisioni të vendosë nëse do të shfuqizojë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të urdhërojë rivlerësim të procedurës.

Nëse konstatohen shkelje të kritereve ligjore dhe ofertë e padrejtë, tenderi 2 miliardë lekësh për ushqimin e nënave dhe foshnjave në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” mund të rezultojë një tjetër rast flagrant i abuzimit me fondet publike në duart e të njëjtave emra të vjetër të korrupsionit.

/Gijotina.com/

Tags: Qefalinjtëtender
Previous Post

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

Next Post

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Next Post
Kursi i këmbimit valutor, me sa shiten e blihen valutat e huaja

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al