Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur financat publike shqiptare shfaqin një tablo të rrallë për rajonin, me një buxhet me suficit dhe të ardhura në rritje, prioritetet e qeverisë duken sërish të përmbysura.

Në rishikimin e fundit të buxhetit, fondet për arsimin dhe shëndetësinë janë shkurtuar për të disatin vit me radhë duke konfirmuar një tendencë që është kthyer në rregull: dy sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të vendit po marrin gjithnjë e më pak vëmendje buxhetore.

Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për arsimin në raport me të ardhurat buxhetore janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2019, kur zinin 11.4% të totalit të fondeve buxhetore.

Në buxhetin fillestar të vitit 2025, Ministria e Arsimit kishte parashikuar 62 miliardë lekë, ose 8.2%, por pas rishikimit, fondet u ulën në 61 miliardë lekë, duke përfaqësuar vetëm 7.3% të shpenzimeve totale.

E njëjta tablo përsëritet edhe për shëndetësinë, ku fondet janë rritur nominalisht më pak se vetë buxheti total. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme të qeverisë u zgjeruan me 6.7% në krahasim me 2024, ato për shëndetësinë vetëm me 3.6%.

Si rezultat, pesha e shëndetësisë në shpenzimet publike ra nga 10.45% vitin e kaluar në 9.7% këtë vit – një rënie që tregon mungesë të prioritetit për një sektor që është bazë e mirëqenies dhe sigurisë sociale.

Kjo prirje nuk justifikohet me mungesë fondesh. Përkundrazi, buxheti i shtetit ka krijuar suficit, çka nënkupton se qeveria ka të ardhura më shumë sesa shpenzon.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në 9-mujorin 2025, buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.

Pra ajo që mungon është aftësia për t’i përdorur këto burime në mënyrë produktive dhe me ndikim të qëndrueshëm. Në arsim e shëndetësi ulja e fondeve në fund të vitit lidhet me mospërdorimin e fondeve ekzistuese, që tregon mangësi administrimi, që në rastin më të mirë vijnë nga paaftësia.

Nëse shpenzimet për rrugë dhe infrastrukturë rriten çdo vit, madje në situata kur ka mjaft paqartësi nëse kostot reale të infrastrukturës janë ato që paraqiten në raporte institucionesh, si dhe me cilësi jo të kënaqshme, arsimi dhe shëndetësia, dy sektorë mjaft problematikë për cilësinë e shërbimit që ofrojnë, po shndërrohen në “viktima” të një planifikimi fiskal që parapëlqen investimet e tenderueshme, me kthim të shpejtë nga fondi i prokuruar dhe me përqendrim në një numër biznesesh të afërta me qeverinë ndaj investimit afatgjatë në kapitalin njerëzor dhe që siguron një rishpërndarje të shëndetshme dhe me përfitim të gjerë të të ardhurave publike.

Për më tepër që cilësia e dobët e shërbimit në këta sektorë është një ndër faktorët e rëndësishëm që nxit emigrimin e shqiptarëve, duke përforcuar efektin negativ.

Në fakt, të dy sektorët janë themel për çdo vend që aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por që rruga deri aty duket gjithnjë e më e gjatë.

Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet me ecurinë më të ngadaltë në konvergjencën me BE-në në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Shpenzimet për arsim historikisht kanë përfaqësuar vetëm 3% të PBB-së (rreth 57% e mesatares së BE-së), ndërsa për shëndetësinë – 3% të PBB-së, ose vetëm 43% të nivelit europian.

Ky hendek nuk është vetëm statistikor. Ai reflekton cilësi më të dobët në arsim, rezultate të ulëta në testet ndërkombëtare, mungesë mjekësh, emigracion të lartë profesional dhe ulje të produktivitetit në ekonomi.

Në raportin e fundit të platformës Converge2.eu, që mat procesin e afrimit me standardet e BE-së, Shqipërisë i duhen 39 vite për të arritur nivelin europian në shëndetësi dhe më shumë se 50 vite për arsimin, nëse ritmet aktuale vazhdojnë.

Në aspektin e varfërisë, vendit do t’i duhen rreth 100 vjet për të kapur mesataren e BE-së, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shpenzimeve publike për arsim, shëndetësi dhe politika sociale.

Në thelb, ky është paradoksi i ekonomisë shqiptare: një buxhet me të ardhura në rritje, por me shpenzime publike që prodhojnë pak ndikim cilësor social.

Arsimi është baza e zhvillimit dhe e barazisë së mundësive; shëndetësia është parakushti për një forcë punëtore të qëndrueshme dhe për jetëgjatësi produktive.

Të dyja janë shumë të rëndësishme në këto momente në dy ekstreme, e para për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për brezin e ri, si një parakusht për frenimin e emigracionit të të rinjve.

E dyta për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për një popullsi që sa po vjen e po plaket, me moshën mediane që i është afruar BE-së (në mbi 44 vjeç).

Kur këto dy shtylla lihen në hije, çdo kilometër rrugë e re dhe çdo ndërtesë e ndërtuar mbetet bosh nga përmbajtja.

Në një vend ku buxheti “nuk mungon”, por vizioni mungon, çdo rishikim që lë pas dore arsimin dhe shëndetësinë është më shumë se një gabim teknik – është një zgjedhje politike që vonon konvergjencën me Europën dhe shpresën për një zhvillim të qëndrueshëm./Monitor

Previous Post

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

Next Post

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

Next Post
PD padit në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe dekretimin e Diellës

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al