Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazment Bardhi 5 pyetje drejtuar SPAK për Belinda Ballukun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Gazment Bardhi 5 pyetje drejtuar SPAK për Belinda Ballukun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e ndikimeve politike dhe presionit mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në çështjet që kanë të bëjnë me Zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në Facebook, Bardhi e cilëson Ballukun si zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit. Bardhi deklaron se Balluku ka me dhjetëra dosje në SPAK.

Sipas Bardhit, prokurori i posaçëm Dritan Premçi, është nën presion të madh nga nivelet më të larta të pushtetit nga eksponentë të krimit të organizuar.

“Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.

Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.

Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:

1-      A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?

2-      A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?

3-      A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?

4-      Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?

5-      Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?

Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim”, shkruan Bardhi.

Previous Post

Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve

Next Post

AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, bllokon 3000 kg produkte për bimët

Next Post
AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, bllokon 3000 kg produkte për bimët

AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, bllokon 3000 kg produkte për bimët

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al