Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ODIHR i heq maskën Ramës: Shteti, patronazhistët dhe paratë në shërbim të PS

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
ODIHR i heq maskën Ramës: Shteti, patronazhistët dhe paratë në shërbim të PS
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit vendos në dukje keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, shkelje të rënda nga kryeministri tek punonjësit e administratësh që u angazhuan në fushatën zgjedhore.

“ODIHR vëren se gjatë fushatës, Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra morën pjesë në hapje, inspektime e inaugurime objektesh publike, duke zhdukur vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Këto aktivitete, ndonëse formalisht të ligjshme, shërbyen si ngjarje fushate dhe forcuan avantazhin elektoral të Partisë Socialiste”.

Raporti thekson se volumi dhe intensiteti i aktiviteteve publike krijoi “mundësi fushate për qeverinë në detyrë”, veçanërisht në zonat ku zyrtarë të lartë shtetërorë vepronin si koordinatorë politikë të PS-së, në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së për ndarjen e shtetit nga partia

Nga ana tjetër, ODIHR rekomandon që përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit, dhe kërkon që shkeljet e kryera të dënohen.

Favorizime financiare para zgjedhjeve

Edhe pse ligji i ndalon shpërndarjet e përfitimeve specifike katër muajve para zgjedhjeve, qeveria bëri një ‘sy qorr e një vesh shurdh’ dhe miratoi bonuset e pensionistëve dhe fa;jen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve.

ODIHR e interpreton këtë si një përpjekje të qëllimshme për të ndikuar votuesit, duke shpërndarë përfitime materiale gjatë periudhës elektorale, denoncim që e ka bërë edhe opozita.

Nuk munguan patronazhistët

Vetë Rama e ka pranuar se patronazhistët janë një forcë e madhe e PS. Edhe në 11 maj, votuesit u vendosën përballë një rrjeti të mirëorganizuar patronazhistësh, presioni dhe ndikimi mbi ta, e sidomos, punonjësve të administratës, që u kërcënuan me vendin e punës ose iu premtua një i tillë në këmbim të votës.

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.’

ODIHR thekson se këto praktika bien ndesh me standardet ndërkombëtare që kërkojnë liri të plotë dhe mungesë ndikimi të padrejtë mbi zgjedhësit.

Rama shkeli dokumentin e Kopenhagenit të OSBE-së

Përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional nga partia në pushtet, e shtrembëroi barazinë e garës elektorale. Sipas raportit të ODIHR “vija ndarëse mes shtetit dhe partisë mbeti e paqartë”, në kundërshtim me angazhimet e dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së.

Rekomandimet e ODIHR:

Përdorimi i burimeve shtetërore të kufizohet për gjithë periudhën zgjedhore, jo vetëm gjatë fushatës zyrtare;

Aktivitetet publike me ndikim elektoral të trajtohen si shpenzime fushate dhe të raportohen e mbikëqyren si të tilla;

Materialet dhe kronikat e përgatitura nga qeveria të etiketohen si përmbajtje politike dhe të ndalohen nga programet editoriale të mediave.

Previous Post

Integrimi i Shqipërisë drejt BE ka ngecur sërish/ Paralajmërimi i zi nga Brukseli

Next Post

Berisha paralajmëron protesta: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi

Next Post
Berisha paralajmëron protesta: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi

Berisha paralajmëron protesta: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al