Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama predikon moral në Britani, e sheh ‘zgjidhje’ boshatisjen e Shqipërisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama predikon moral në Britani, e sheh ‘zgjidhje’ boshatisjen e Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në studiot e BBC-së, Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish si profesori i vetëshpallur i politikës evropiane, duke shpërndarë “mësime” mbi migracionin, ndërsa vendi i tij vijon të përballet me valë ikjesh të reja.

Në një intervistë që nisi me pyetjen e drejtë për marrëveshjen me Britaninë e Madhe dhe rënien me 95% të shqiptarëve që mbërrijnë me gomone, Rama u përpoq ta shiste këtë si “histori suksesi”, ndërsa mohoi kategorikisht idenë e ngritjes së qendrave të kthimit në territorin shqiptar.

“Shqipëria nuk do të ketë kurrë qendra kthimi,” tha me ton të prerë Kryeministri, duke harruar se vetëm pak muaj më parë kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Italinë – e cila u bllokua nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Në sytë e opinionit ndërkombëtar, Rama përpiqet të duket si “zëri i arsyes”, ndërsa në praktikë, i njëjti njeri që sot predikon se migracioni është pjesë e zgjidhjes, ka dënuar për vite të tëra shqiptarët që kërkonin azil si gënjeshtarë apo të keqpërdorues të mikpritjes.

Në përpjekje për të shpjeguar “suksesin” e marrëveshjes me Britaninë, Rama u kthye tek formulat e tij të zakonshme — plot metafora dhe vetëvlerësime.

“Ne ishim të ngadaltë, ata (trafikantët) ishin më të shpejtë. Duhej të ishim po aq të shpejtë, po aq të bashkuar, po aq interaktivë sa ata,” – deklaroi ai, duke shtuar se “krijuam një ekip të përbashkët mes Britanisë dhe Shqipërisë, ku informacioni qarkullonte në kohë reale.”

Rama sqaroi gjithashtu marrëveshjen e diskutueshme me Italinë, duke e quajtur “të veçantë” për shkak të marrëdhënieve historike me Romën.

“Ne i ofruam Italisë një copë toke që ajo ta menaxhojë vetë. Ajo tokë është juridiksion italian,” – tha ai, me një lehtësi që të kujtonte më shumë një dhuratë personale sesa një marrëveshje shtetërore.

Në thelb, Shqipëria u kthye në terren pritjeje për azilkërkuesit e Italisë – një “shërbim miqësor” që për vendet e tjera Rama e quan “të papranueshëm”.

Kështu, për Romën – po, për Londrën – jo.

Në një nga momentet e intervistës, Kryeministri lëshoi një nga ato pyetje që e kanë bërë të famshëm në samitet ndërkombëtare: “A është imigracioni problem apo pjesë e zgjidhjes? Unë besoj se është pjesë e zgjidhjes.”

I pyetur për këshillën që do t’i jepte qeverisë britanike, Rama zgjodhi ta mbyllte me modesti. “Jam më i gjati mes liderëve të kësaj pjese të botës, por udhëheq një vend të vogël… dhe jam shumë i lumtur që jam Kryeministri i Shqipërisë, duke parë si po shkojnë gjërat në Britani”, tha Rama.

Previous Post

Një tjetër aktore në garë, Delinda Disha shpall kandidaturën për bashkinë e Tepelenës

Next Post

Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

Next Post
Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026
Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al