Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025.

Megjithëse emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, caktimi në funksion u realizua afro tre muaj më vonë, për arsye të moskryerjes në kohë nga ana e KLGj-së të lëvizjeve paralele dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë, ç’ka do të mundësonte krijimin e vendeve të lira në gjykatat e Shkallëve të Para të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” përcaktohet se Këshillat brenda muajit qershor të çdo viti duhet të shpallin vendet e lira dhe se brenda muajit korrik secili Këshill publikon vendimet e tij për caktimin e të emëruarve në pozicionet e lira për magjistratët. Këto përcaktime ligjore nuk janë respektuar nga ana e KLGj-së në mënyrë të përsëritur.

KLGj është justifikuar se caktimi duhej të priste përfundimin e procedurave të transferimit paralel dhe të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë.

Procesi i vetingut nxorri jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve. Për rrjedhojë, në gjykata u krijuan vakanca të shumta që vijojnë të mbeten të paplotësuara prej vitesh, si dhe ka vijuar të rritur stoku i dosjeve që presin të shqyrtohen prej vitesh.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga KLGj, struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë.

Organika faktike aktuale rezulton të ketë 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata./BIRN

Previous Post

Arrihet dakordësi mes PS dhe PD për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Next Post

VIDEO/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al