Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, SPAK çon për gjykim 6 persona

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, SPAK çon për gjykim 6 persona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm.

Armand Tragaj, me profesion avokat, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode) dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”.

Edison Cukaj (Gjoka), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Serxhio Shkodra, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ervis Deti, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bexhed Mema, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.

Konkretisht, i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin SkyECC ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij ,duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli.  Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).

Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.

 

Previous Post

Nesër afati i fundit në garën për Komisionin Rregullator në KQZ/ Mes kandidatëve potencialë, emri i Arben Ristanit

Next Post

Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

Next Post
Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

November 6, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al