Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbatimi i të drejtës për informim në institucionet publike mbetet problematik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Zbatimi i të drejtës për informim në institucionet publike mbetet problematik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias,  me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.

Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore. Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë. Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile). Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve – vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara – veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.

Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh. Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm.  Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike. Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.

 

Previous Post

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

Next Post

Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët

Next Post
Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët

Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al