Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e shpalli fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon Egla Ceno!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gjykata e shpalli fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon Egla Ceno!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të shpifjes ndaj moderatorit Saimir Kodra, pas deklaratave të saj në “Big Brother VIP Albania”.

Në program, Ceno kishte rrëfyer se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderatori në vendin e punës, deklaratë për të cilën më vonë Kodra ngriti padi në gjykatë për mbrojtjen e reputacionit personal dhe profesional.

Vendimi i gjykatës, i dhënë në mungesë të aktores, parashikon që ajo të publikojë një përgënjeshtrim në një media kombëtare, si formë dënimi për deklaratat e konsideruara të pavërteta.

Në një reagim për emisionin “Goca dhe Gra”, Egla Ceno deklaroi se ende nuk është njohur me arsyetimin e plotë të vendimit, por se do ta apelojë në të gjitha shkallët e drejtësisë.

“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më tha se dënohem si fajtore dhe detyrohem të publikoj një përgënjeshtrim. Nuk dihet ende mbi çfarë arsyetimesh është marrë vendimi,” – u shpreh ajo.

Aktorja theksoi se qëndron pas çdo fjale të deklaratës së saj, duke e cilësuar këtë si një “kauzë të lartë sociale” dhe jo një sulm personal ndaj moderatorit.

“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky ishte qëllimi im. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha, do t’i shfrytëzoja për ta çuar përpara,” – tha Ceno.

Ajo shtoi se vendosi të flasë për këtë temë pikërisht gjatë qëndrimit në “Big Brother”, pasi “konteksti i bisedës dhe i temës së organizuar e bëri të përshtatshëm momentin”.

“E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë. Konteksti ishte ai i një bisede të ndërtuar mbi tema të ndjeshme, dhe unë solla eksperiencën time,” – u shpreh ajo.

Në përmbyllje, Egla Ceno theksoi se nuk ka asnjë kontakt me Saimir Kodrën dhe se gjithçka e mëtejshme “do të zhvillohet brenda institucioneve përkatëse”.

“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë. Nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohet në rrugë ligjore,” – shtoi aktorja.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Deri në zbardhjen e plotë të vendimit, çështja mbetet e hapur, ndërsa debati publik mbi kufirin mes lirisë së fjalës dhe akuzave publike vazhdon të ngjallë reagime në rrjete sociale dhe opinion publik.

Previous Post

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

Next Post

Nesër afati i fundit në garën për Komisionin Rregullator në KQZ/ Mes kandidatëve potencialë, emri i Arben Ristanit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al