Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku Laho mbeti i plagosur rëndë.

Në dëshminë e tij, Muça deklaroi se në atë kohë jetonte në Sukth dhe nuk kishte asnjë lidhje me të pandehurit. “Kam dëgjuar vetëm emrin Plaurentin, që janë nga Durrësi, por nuk i njoh,” – tha ai.

Ai tregoi se për plagosjen e vëllait kishte mësuar nga televizori, ndërsa ndodhej në palestër. “Më pas mora vesh që ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin, duke ardhur nga rruga e plazhit. Kur shkova në spital, na ra si bombë. Nuk kishim pasur asnjë konflikt me askënd,” – u shpreh Muça.

Sipas tij, Aleksandër Laho ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore dhe është thuajse invalid. “Ai thotë se janë qëlluar nga mbrapa dhe një plumb e ka kapur në kokë. Nuk mban mend asgjë. Mjekët thonë se ka pësuar traumë,” – shtoi ai.

Deklarata në GjKKO:

“Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.

Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit.

Pasi shkova në spital na ra si bombë, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse u bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’ dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë’.

Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.

Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.”

Previous Post

Naftëtarët e “Bankers” në ditën e 3-të të grevës së urisë, nisin problemet shëndetësore

Next Post

Shtyhet seanca për Ilir Metën, avokati: Gjykatat shqiptare janë të kapura! Do e çojmë në Strasburg

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

September 4, 2026
Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo pranon dështimin, thirrje banorëve të largohen nga banesat

Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo pranon dështimin, thirrje banorëve të largohen nga banesat

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al