Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Trump autorizon CIA-n për operacione të fshehta në Venezuelë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Trump autorizon CIA-n për operacione të fshehta në Venezuelë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë.

Ky njoftim shënon një përshkallëzim në përpjekjet e Uashingtonit për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.

The New York Times fillimisht raportoi për direktivën e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë që kishin informacione për këtë vendim, duke thënë se strategjia e administratës së Trumpit për Venezuelën synon rrëzimin e Maduros nga pushteti.

Administrata ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e tij për akuza të trafikut të drogës.

Sipas The New York Times, autoriteti i ri t’i lejojë CIA-s të kryejë operacione vdekjeprurëse në Venezuelë dhe të zhvillojë një sërë operacionesh në Karaibe.

I pyetur pse e autorizoi CIA-n të operojë në Venezuelë, Trump u tha gazetarëve se arsyet për këtë vendim kishin të bënin me migrimin e venezuelasve drejt SHBA-së dhe trafiku i drogës.

“E autorizova për dy arsye”, tha Trump. “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në SHBA… ata erdhën përmes kufirit. Ata erdhën sepse ne kishim një kufi të hapur”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale. “Dhe, arsyeja tjetër janë drogat”, shtoi udhëheqësi amerikan.

Trump nuk ofroi dëshmi lidhur me pretendimin e tij se Venezuela po dërgon në SHBA ish të burgosur.

Presidenti amerikan shtoi se shteti i tij ka bërë përparim në ndalimin e dërgesave të drogës përmes detit dhe se përpjekje të tjera po bëhen për të ndërprerë linjat tokësore të kontrabandës.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të japë detaje se për çfarë veprimesh specifike presidenti ka autorizuar CIA-n.

CIA ka një historitë të gjatë të operacioneve në Amerikën Latine, veçmas gjatë Luftës së Ftohtë dhe ka ndihmuar në rrëzimin e perandorive të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut në fund të shekullit XX.

Qeveria e Venezuelës tha se deklaratat e Trumpit përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se veprimet e Uashingtonit kanë për qëllim të legjitimojnë një operacion të “ndryshimit të regjimit” me synim të marrjes nën kontroll të burimeve të naftës që ka vendi.

“Misioni ynë i përhershëm në OKB do ta paraqesë këtë ankesë nesër në Këshillin e Sigurimit dhe te sekretari i Përgjithshëm, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, u tha në një deklaratë të publikuar nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, në llogarinë e tij në Telegram.

Trump vazhdimisht ka akuzuar Venezuelën se është qendër për trafikun e drogës vdekjeprurëse fentanil, por të dhënat zyrtare të SHBA-së kanë treguar se Meksika është burimi kryesor i fentanilit.

Një gazetar e pyeti Trump pse nuk kishte urdhëruar Rojet Bregdetare të ndalonin anijet e dyshuara për trafik droge, praktikë kjo që është përdorur nga SHBA për dekada. Trump e quajti një veprim të tillë “politikisht korrekt”, por shtoi se nuk ka funksionuar.

Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA ka autoritet që të ekzekutojë Maduron, duke thënë: “Mendoj se Venezuela po ndien presionin”.

Pentagoni së voni e ka njoftuar Kongresin se Trump ka përcaktuar se SHBA-ja është e përfshirë në një “konfikt të armatosur jondërkombëtar” me kartelet e drogës.

Previous Post

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

Next Post

Shpërthim i fuqishëm në Paskuqan

Next Post
Shpërthim i fuqishëm në Paskuqan

Shpërthim i fuqishëm në Paskuqan

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al