Që një drejtoreshë, e paguar me taksat e mia, t’i vërë kryq një medie që bën thjesht punën e saj, ky është kulmi i arrogancës.
Asgjë personale me Arlindën; as nuk na duhet fare, nëse dikush thotë lart e poshtë se është “limoni i shtrydhur i Gonxhes”. Fantazia rilindase ua kalon edhe serialeve me jahte.
Tani që ke lekë “të përqendruar” pa hesap, të është mbushur mendja top se pasi të goditet Bela nga SPAK-u, do të të promovojë kryeministri Rama në “Balluku-n” e radhës.
Punë për ty, Arlinda por mëso një gjë të vogël: Publik Media është e hapur, me emër, me NIPT dhe investigon çdo ditë.
Kemi shumë informacione që do t’i shikosh në vijim.
Ne nuk kemi nevojë për “Aruba” e as për “kolumbianë”; nëse do ta kishim videon, do ta kishim publikuar pa asnjë hezitim.
Një këshillë, pa e mësuar “i Madhi Fare” (se mos e ngatërro me Gonxhen):
thuaji bashkëshortit “ule pak dorën e këstit”, se e ke të rëndë!








