Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në vend ta arrestojë për vjedhje tenderash, Policia i jep 170 mijë euro Janis Karathanos

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Në vend ta arrestojë për vjedhje tenderash, Policia i jep 170 mijë euro Janis Karathanos
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ironia e shtetit shqiptar nuk ka fund: në vend që ta hetojë për aferat e tij të shumta me tendera të dyshimtë në shëndetësi, vetë Policia e Shtetit ka vendosur t’i japë një tjetër kontratë të majme oligarkut greko-shqiptar Janis Karathanos.

Sipas të dhënave zyrtare në Agjencinë e Prokurimit Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur fitues të tenderit me numër reference REF-61115-09-11-2025 kompaninë PEGASUS, në pronësi të Karathanos. Objekti i tenderit është “Mirëmbajtje 3-vjeçare për aparaturat e GC/MS.” me një fondi limit prej 13,920,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 167 milionë lekë të vjetra me TVSH). Shihet ndërkohë se vlera fituese është 13,917,000 lekë të reja pa TVSH, pra 99.97% e fondit limit!

Kompania fituese ka marrë kontratën me një diferencë qesharake prej vetëm 3 mijë lekësh më pak se fondi maksimal i parashikuar nga policia, një tregues klasik i një tenderi të paracaktuar.

Dyshimet shtohen edhe më shumë nga fakti se PEGASUS ka qenë i vetmi operator ekonomik që mori pjesë në garë. Asnjë konkurrent tjetër, asnjë garë reale, vetëm një fitues i gatshëm për të marrë paratë publike.

Kush është Janis Karathanos?

Emri i Janis Karathanos është i njohur në botën e tenderave publikë. Ai është cilësuar si “oligarku i shëndetësisë”, që ka përfituar miliarda lekë nga kontrata dhe koncesione të dhëna nga qeveria në sektorin e shëndetësisë.

Karathanos është përfituesi kryesor i koncesionit të laboratorëve prej 130 milionë euro, një marrëveshje që për vite me radhë i detyroi qytetarët të paguanin shërbime bazike në privat, pasi spitalet publike nuk i ofronin më.

Në sistemin e “miqësive” me ministra dhe nëndrejtorë, Karathanos ka ndërtuar një perandori biznesi që, sipas shumë zërave, ushqehet nga sekserët e pushtetit dhe përqindjet e mëdha që ndahen në prapaskenë.

Tani, pas koncesioneve dhe miliona eurove nga shëndetësia, Policia e Shtetit i jep vetë një tender të ri prej gati 170 mijë euro për mirëmbajtjen e aparaturave laboratorike. Në një vend normal, një njeri me kaq shumë akuza do ishte në ndjekje penale. Ndërsa në Shqipëri, e shpërblejnë me kontrata publike, madje nga vetë Policia e Shtetit.

/JOQ/

Tags: Janis KarathanospoliciapolicisePolicisë shpktender
Previous Post

Skandali/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet

Next Post

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

Next Post
Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al