María Corina Machado, liderja e opozitës në Venezuelë, është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.
Ajo u cilësua si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit, dhe “Një grua që e mban flakën e demokracisë ndezur mes një errësire në rritje.”
Komiteti shkroi në një postim në “X”, se i ka dhënë Maria Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.








