Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.

Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.

Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.

Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.

Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.

Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.

Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.

Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht.

Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.

Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.

Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme./ Monitor

Previous Post

“Shmangni situatat që ju rëndojnë emocionalisht”, zbuloni parashikimin e yjeve për sot b

Next Post

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Next Post
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al