Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.

Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.

Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9 vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.

Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.

Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9- vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.

Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.

Gjatë periudhës 2020–2024 numri nxënësve në arsimin 9 vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.

Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku. Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila.

Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite. Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.

Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, çka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.

Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje.

Por shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15 vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./ Monitor

Previous Post

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Apelit

Next Post

Vrasja e Astrit Kalasë, pezullohen sot të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Next Post
Vrasja e Astrit Kalasë, pezullohen sot të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

Vrasja e Astrit Kalasë, pezullohen sot të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al