Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KOSOVA
0
Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia, paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos “e shpërblejë Beogradin”.

Para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për ‘Rusinë e Madhe’ dhe ‘Botën Ruse’, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne, të dyja paraqesin kërcënim”, tha Osmani.

Osmani tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit. Nëse nuk ka ndikim perëndimor, sipas saj, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’, që janë Rusia, Kina dhe Irani, gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë. Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.

Osmani tha se disa ditë më parë Kosova shënoi dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin e tij.

“BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t’i shndërrojnë fjalët në veprime”, tha Osmani.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar që ta kopjojë udhëheqësin rus, Vladimir Putin, “duke përdorur taktika të agresionit dhe destabilizimit ndaj fqinjëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që shtetet anëtare të BE-së ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për qëndrimin me Rusinë nuk është rruga përpara. Shtetet që janë harmonizuar 100 për qind me BE-në duhet të shpërblehen, jo ato që kanë zgjedhur Moskën si rrugë përpara”, tha ajo.

Serbia mban raporte të mira me Rusinë dhe deri më tani ka refuzuar që t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në sanksionimin e Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit – që synon të anëtarësohet në bllokun evropian – që të harmonizohet me politikën e jashtme të Brukselit.

Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE – që Prishtina e ka dorëzuar në fund të vitit 2022 – Osmani tha se ai nuk është trajtuar ende nga BE-ja për shkak të “politikave të brendshme” të disa shteteve anëtare, por shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë që t’i bindë këto shtete, duke theksuar se “rruga e vetme për Kosovën” është anëtarësimi në BE dhe NATO.

Danimarka është mikpritëse e samitit të shtatë të Komunitetit Politik Evropian.

Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë, përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.

BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Nga Presidenca e Kosovës thanë më herët se Komuniteti Politik Evropian synon t’i forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.

Në agjendën e publikuar nga BE-ja, te shtetet pjesëmarrëse, pas emrit të Kosovës është vendosur fusnota. Më 2012, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja – palët arritën një marrëveshje për përfaqësimin rajonal, që më vonë u bë e njohur si “marrëveshja e fusnotës”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës sa herë që vendi do të përmendej, për ta mundësuar përfaqësimin në konferenca e iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Në vitet pas nënshkrimit të marrëveshjes, emrit të Kosovës i bashkëngjitej gjithnjë edhe simboli i fusnotës në dokumente të Kombeve të Bashkuara, BE-së e institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Ndryshe, Komuniteti Politik Evropian rrallë vendos për çështje, por duke pasur parasysh se krerët shtetërorë të kontinentit – përjashtim bëjnë ata nga Bjellorusia, Rusia dhe Vatikani – do të mblidhen në një vend për gjashtë apo shtatë orë për takime politike, nga kjo ngjarje mund të dalin përfundime interesante.

Përveç sesionit të Komunitetit Politik Evropian dhe kohës për takime dypalëshe, udhëheqësit do të ndahen në tri grupe punuese për tema që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rezistencën: Kërcënimet tradicionale dhe të reja; Siguria Ekonomike: Reduktimi i varësive evropiane; dhe Migracioni: Kontrolli Efektiv i Flukseve Migratore.

Komuniteti Politik Evropian u lansua më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë idenë se ky komunitet është një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ua kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kosova qëndron e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet që kanë bërë përparimin më të madh në rrugën drejt bllokut evropian. Tirana synon që të bëhet pjesë e BE-së deri më 2030./ REL

Previous Post

Adrian Bajrami ftohet nga kombëtarja e Zvicrës

Next Post

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales, e pëson 27-vjeçari

Next Post
U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales, e pëson 27-vjeçari

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales, e pëson 27-vjeçari

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al