Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shpalljes së vakancës nga qeveria, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht regjistrimit të ankesës së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike e denoncoi aktin si një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Përmes një dekreti që pritet të debatohet gjatë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi të mërkurën që zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit të zhvillohen më 9 nëntor, pa marrë parasysh një ankim të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

Sipas dekretit, zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në datën 9 nëntor në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Bashkë me dekretin, presidenti Begaj shpërndau edhe një sqarim publik për rastin e Tiranës, ku interpreton shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj dhe bën një kapërcim juridik që sugjeron se ankesa e tij duhej të ishte drejtuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Begajt, nga praktika dokumentare e çështjes rezulton se Këshilli i Ministrave ka referuar si kuadër ligjor për shkarkimin pikën c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” mbi “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’

Kjo shton Begaj, “përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ”.

Duke ndjekur këtë arsyetim, Presidenti thotë se verifikoi vetëm nëse ka një ankimim apo vendim pezullimi ndaj vendimit të qeverisë në Gjykatën Administrative.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore.

Por Kushtetuta i jep zyrtarit të zgjedhur të drejtën që të ankohet për shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese, gjë që pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave deri në shqyrtimin e ankesës.

E pyetur nga BIRN se pse nuk ishte marrë parasysh ankimi i Veliajt në Kushtetuese, Presidenca nuk komentoi duke sugjeruar se argumentet juridikë ishin ezauruar në njoftim.

Pas shpalljes së dekretit, Partia Demokratike e akuzoi presidentin Begaj se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se kishte rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, presidenti i kishte futur zgjedhjet në Tiranë në një ngërç kushtetues.

“Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues,” tha Bardhi, ndërsa shtoi se “Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn”.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Shkarkimi i Veliajt, që shihej deri pak muaj më parë si një figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe pasardhës i Edi Ramës, u inicua pikërisht nga Rama që udhëzoi këshilltarët socialistë të bashkisë që të nisnin procedurën e shkarkimit, që u finanalizua me vendimin e qeverisë./BIRN

 

Previous Post

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme, Presidenca: Nuk ka pezullim të vendimit për shkarkimin e Veliajt

Next Post

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

Next Post
Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al