Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pakicat serbe në Kosovë kërkojnë pezullimin e zbatimit të Ligjit për të Huajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Pakicat serbe në Kosovë kërkojnë pezullimin e zbatimit të Ligjit për të Huajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe pjesëtarë të komunitetit akademik nga mjediset serbe në gjithë Kosovën i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “masa konkrete” për të parandaluar “rrënimin e mëtejshëm” të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në Kosovë.

Ata kërkuan nga vendet e QUINT-it, Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ushtrojnë trysni për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Ligjit për të huajt.

Sipas tyre, shërbimet shëndetësore dhe të arsimit serb në Kosovë tani po “rrezikohen” nga zbatimi i zgjedhjeve ligjore që, “në një kuadër juridik të parregulluar, prodhojnë pasoja të dëmshme”.

Ky reagim vjen pas paralajmërimit nga autoritetet kosovare për të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare, informon Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij ligji, të drejtë për leje qëndrimi kanë, ndër të tjerë, edhe ata që vijnë në Kosovë për studime ose punë, por duhet të paraqitet dëshmi nga një institucion arsimor i akredituar ku do të ndjekin shkollimin, ose dëshmi se institucioni i caktuar është i regjistruar në Kosovë në rastin e ushtrimit të së drejtës për punë.

Zbatimi i këtij ligji mund të ndikojë në qëndrimin e mjekëve, profesorëve ose studentëve nga Serbia, ngase të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset serbe në Kosovë, përfshirë Universitetin e Mitrovicës së Veriut, funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe nuk janë të akredituara, pra nuk kanë licencë pune.

Në thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të reaguar, theksohet se edhe shumë persona të zhvendosur nga Kosova përballen me pengesa administrative gjatë sigurimit të dokumenteve kosovare.

Gjithashtu, një numër i serbëve në Kosovë ende nuk kanë dokumente kosovare, megjithëse autoritetet kosovare vitin e kaluar mundësuan marrjen “shtesë” të shtetësisë mbi bazën e dokumenteve të lëshuara nga organet e Serbisë.

“Një zhvillim i tillë do të përbënte shkelje serioze të të drejtave të njeriut të një komuniteti etnik dhe do të pamundësonte çdo perspektivë reale të ndërtimit të një Kosove shumetnike dhe ruajtjes së stabilitetit në gjithë rajonin”, vlerësohet më tej në thirrje, të cilën e kanë nënshkruar, ndër të tjera, Qendra për Veprim Shoqëror Afirmativ – CASA, Nisma e Re Shoqërore, Grupi Joformal i Profesorëve nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, Proaktiv, Aktiv, Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik, si dhe Komunikimi për Zhvillim Shoqëror.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit akademik i referohen parimeve të përmbajtura në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “si i vetmi kuadër ndërkombëtarisht i njohur për zgjidhjen e këtij problemi”, si dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të komunitetit serb në Kosovë, të cilat garantojnë barazinë para ligjit, të drejtën për arsimim në gjuhën e tyre, të drejtën për qasje në kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale pa diskriminim.

Ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së në Kosovë ata u kanë bërë thirrje që të kërkojnë “moratorium të përkohshëm në zbatimin e Ligjit për të huajt, deri në përfundimin e rishikimit të përputhshmërisë me standardet e përcaktuara nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 18 shtator, paralajmërimin e autoriteteve kosovare për zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt e përshkroi si “kërcënime të reja të Prishtinës që synojnë një valë të re persekutimi dhe dëbimi të serbëve”.

Kjo Zyrë theksoi gjithashtu se, nëse BE-ja dhe QUINT-i nuk reagojnë, Beogradi “do të jetë i detyruar të shqyrtojë një përgjigje adekuate politike dhe juridike ndaj këtij cenimi drastik të të drejtave themelore të popullit serb përmes veprimeve të reja të njëanshme dhe të dhunshme”.

 

Previous Post

Lubonja: Shqipëria rrezikon të ketë dy kryetarë bashkie në Tiranë pas 9 nëntorit

Next Post

Tiranë/ E mitura hidhet nga pallati në ndërtim, ndërron jetë

Next Post
Tiranë/ E mitura hidhet nga pallati në ndërtim, ndërron jetë

Tiranë/ E mitura hidhet nga pallati në ndërtim, ndërron jetë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al