Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme, Presidenca: Nuk ka pezullim të vendimit për shkarkimin e Veliajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme, Presidenca: Nuk ka pezullim të vendimit për shkarkimin e Veliajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 9 Nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të vendit: Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Tiranë.

Vendimi i Begajt vjen pasi Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajn për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë. Veliaj kundërshtoi në Gjkykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.

Në një reagim, Presidenca argumenton se dekretimi i datës së zgjedhjeve është bërë pasi Begaj ka verifikuar rregullshmërinë procedurale të ndjekur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Këshilli i Ministrave.

Sipas Presidencës, deri në momentin e dekretimit nuk është paraqitur asnjë ankimim pranë organeve kompetente të drejtësisë dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tyre.

Sqarimi i Presidencës:

“Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për ‘mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’ përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi ‘për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve’ që parashikon neni 115 i Kushtetutës.”

Kjo nënkupton se vendimi i qeverisë përmes VKM nr. 539, datë 25.09.2025, nuk bie në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, por në atë të gjykatës administrative.

Ndryshe nga rastet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, ku një ankim pezullon automatikisht vendimin e shkarkimit, në rastet e tjera – si ai i Veliajt – pezullimi i vendimit ndodh vetëm me urdhër të posaçëm të gjykatës administrative.

Presidenca shton se, deri në momentin e dekretimit të zgjedhjeve, nuk është regjistruar ndonjë ankimim pranë organeve kompetente gjyqësore dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tyre. Për rrjedhojë, Presidenti ka vepruar brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga marrja e njoftimit për shpalljen e zgjedhjeve.

Krahas Tiranës, zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor do të mbahen edhe në bashkitë: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Në fund të deklaratës, Presidenti Begaj ka bërë thirrje për një fushatë konkurruese dhe etike, në respekt të Kodit Zgjedhor, si dhe ka shprehur dëshirën që qytetarët të përfshihen gjerësisht dhe të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.

Previous Post

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

Next Post

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Next Post
BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al