Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Qeveria e lidhur me kartelet”/ Berisha në Strasburg: Rreziku më i madh për shqiptarët është droga!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Qeveria e lidhur me kartelet”/ Berisha në Strasburg: Rreziku më i madh për shqiptarët është droga!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik.

Berisha denoncoi presionin e qeverisë ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan.

Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij tha se qeveria ka ngritur një sistem përgjimi dhe censure, ndërsa kryeministri sillet si “emir” që shkarkon kryebashkiakë sipas dëshirës, duke eliminuar autonominë vendore.

Berisha u ndal edhe te lidhjet me kartelet e drogës, duke theksuar se antimafia italiane ka zbuluar një takim të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba me bosët e drogës për të investuar në Shqipëri.

“Kartelët shqiptarë përcaktojnë çmimin e kokainës në Europë. Vetëm dy persona trafikonin 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam e Antuerp”, tha Berisha.

“Një shtet narkotik nuk është vetëm kërcënim për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe Europën” përfundoi Berisha.

Deklarata e plotë e Berishës:

Ka disa zhvillime në të njëjtin drejtim. Pra, një nga televizionet e pakta kritike ndaj regjimit, një natë e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. Ata nuk lejuan gazetarët të hynin brenda, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Megjithatë, Kryeministri nuk u shqetësua. Ata sekuestruan kompjuterët ku gazetarët investigativë kishin dosje kundër ministrave. Dhe deri më sot, vendimi i gjykatës nuk është zbatuar. Ata nuk janë në ambientet e tyre. Është një presion i tmerrshëm mbi median. Por e njëjta gjë ndodh edhe në Parlament.

Zoti President, qeveria e re dhe programi i saj, programi katërvjeçar, u votuan për 28 minuta. 28 minuta. Mbi bazën e një skenari të përgatitur mirë. Duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur gjithashtu edhe rregullat e Parlamentit. Ata votuan me urdhër të Kryeministrit në sallë. Votuan për 28 minuta.

Ky ishte debati. Kur ne, si opozitë, kërkuam të vihej një mocion për debat mbi programin e qeverisë, u refuzua. Të drejtat kushtetuese dhe të drejtat që burojnë nga rregullat e Parlamentit të deputetëve nuk respektohen aspak.

Tani, pas kësaj, ka shumë të dhëna se ata kanë instaluar një sistem të thellë përgjimi të internetit. Në një moment, ata bllokuan TikTok-un. Ne po e verifikojmë, por ka të dhëna shumë të qarta, kristal, se kjo ka ndodhur.
Kryeministri e ndien veten si një sheik apo emir, që shkon qytet më qytet dhe shkarkon vetë kryebashkiakët e tij, këshilltarët dhe drejtorët. Ne e kemi njoftuar Kongresin e Autoriteteve, ata do të sjellin më herët një mision për të parë situatën, sepse nuk ka autonomi, nuk ka asnjë autonomi të pushtetit vendor.
Zoti President, këtu kjo është bërë krejt normale.

Miqtë folën për kërcënime të ndryshme, kërcënimin rus, kërcënimin tjetër, kërcënimin tjetër. Për shqiptarët, kërcënimi më i madh ekzistencial është droga. E vërteta është, e vërteta është se, ne do t’ju informojmë ju, kolegë të nderuar, me dokumente dhe materiale, por çfarë ka dalë? Ka dalë nga antimafia italiane që përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë bërë një takim në Aruba me kartelet më të larta të drogës.

Cili ishte qëllimi i takimit? Qëllimi ishte një marrëveshje për të investuar paratë e tyre në Shqipëri. Por kushdo që vjen në Shqipëri ose sheh të dhënat e Eurostat-it, do të gjejë që indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Europian. Ndërkohë që industria, bujqësia po bien, janë në recesion.

Dhe ende raporti ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ka dalë. Vetë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm janë të përfshirë drejtpërdrejt në ushtrimin e presionit mbi vëzhguesit ndërkombëtarë për të ndryshuar raportin e parë paraprak.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kjo është. Një shtet narkotik nuk është vetëm një kërcënim i madh për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe për Europën. Të dhënat e fundit tregojnë se kartelet shqiptare të drogës përcaktojnë çmimin e kokainës në të gjithë Europën.

Vetëm një person, dy persona, u gjetën se në një vit kishin trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam dhe, mendoj, edhe në Antuerp dhe Belgjikë. Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kjo është.

Previous Post

Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës

Next Post

Pas aksidentit, dogji makinën/ 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

Next Post
Pas aksidentit, dogji makinën/ 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

Pas aksidentit, dogji makinën/ 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al