Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm përballen me presionin e inflacionit të përditshëm, por me një nivel më të ulët të shpenzimeve.

Për periudhën 2021–2023, familjet me më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzojnë dukshëm më shumë, sipas raportit të INSTAT, ndërsa individët që jetojnë vetëm kanë shpenzimet më të ulëta.

Në vitin 2021, një person i vetëm shpenzonte mesatarisht 46.815 lekë në muaj, ndërsa një familje me tre ose më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzonte 98.795 lekë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë kishin një nivel shpenzimesh prej 87.439 lekësh, ndërsa dy të rritur pa fëmijë shpenzonin 63.557 lekë. Mesatarja totale për të gjitha tipologjitë e familjeve ishte 84.548 lekë.

Vitet pasuese treguan ndryshime të ndjeshme. Në 2022, shpenzimet e individëve të vetëm mbetën relativisht të qëndrueshme (46.660 lekë), por familjet me fëmijë panë një rritje të dukshme: dy të rritur me fëmijë shpenzuan 92.889 lekë, ndërsa tri ose më shumë të rritur me fëmijë arritën 104.177 lekë. Mesatarja e përgjithshme u rrit në 88.367 lekë.

Në vitin 2023, ndryshimet ishin edhe më të theksuara për individët e vetëm, të cilët rritën shpenzimet e tyre në 55.940 lekë, ndërsa familjet më të mëdha vazhduan të mbajnë shpenzime të larta: tri ose më shumë të rritur me fëmijë shpenzuan 109.671 lekë. Mesatarja totale për të gjitha tipologjitë u rrit në 91.675 lekë.

Shpenzimet e familjeve shqiptare kanë ndryshuar dukshëm gjatë viteve 2021–2023, një periudhë e karakterizuar nga pasojat e pandemisë COVID-19, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe ndryshimet në tregun e punës. Të dhënat tregojnë se sa një familje ose individ shpenzon çdo muaj nuk varet vetëm nga të ardhurat, por edhe nga struktura e familjes: familjet më të mëdha me fëmijë përballen me shpenzime më të larta për ushqim, edukim, transport dhe shërbime të tjera, ndërsa individët e vetëm shpenzojnë më pak, por rritja e kostos së jetesës ndikon edhe tek ata.

/Monitor.al/

Previous Post

Morën 30 mijë lekë ryshfet, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët

Next Post

Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare

Next Post
Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare

Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al