Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sorosi pushtet absolut mbi politikën shqiptare në 35 vite, ja si i dha Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sorosi pushtet absolut mbi politikën shqiptare në 35 vite, ja si i dha Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, ky ndikim mori një dimension të ri, pasi Spitali Amerikan u bë përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke kthyer në fitim politikën e Partneriteteve Publike-Private të mbështetur nga vetë Fondacioni Soros. Faktet që do të renditim më poshtë hedhin dritë mbi mënyrën se si politika dhe interesat e biznesit u ndërthurën në një prej aferave më të komentuara të sektorit shëndetësor.

Si nisi historia?

Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime  tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros. Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.

Dokumente që tregojnë emërimin e Ronald O. Drake – një drejtues i lartë në kompanitë e Soros – si anëtar i bordit të Spitalit Amerikan pas blerjes së tij në 2008. Kjo provon kalimin e kontrollit te rrjeti investues i Soros.

Skema

Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovëdhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri. Përfshirja e Soros në shëndetësinë shqiptare nuk u kufizua vetëm te pronësia e spitaleve, por shtrihet edhe tek politikat publike për këtë sektor.

Rama e “qerasi” me koncesionin e hemodializës

Sipas dokumenteve, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në 2013, Fondacioni Soros asistoi qeverinë në hartimin e një plani reformash ekonomike, ku u përfshinë edhe ndryshime në sektorin e shëndetësisë. Një objektiv i rëndësishëm ishte futja e modelit të koncesioneve publike në shëndetësi (Partneritet Publik-Privat). Pikërisht, fondacioni hartoi projektin për koncesionimin e disa shërbimeve mjekësore publike. Spitali Amerikan, si rrjeti më i madh privat (në pronësi të Soros), rezultoi përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës. Kjo do të thotë se institucionet e Soros fillimisht ndihmuan në modelimin e politikave që hapnin rrugën për partneritete privatë, dhe më pas vetë kompania e tij private (Spitali Amerikan) fitoi të drejtën e ofrimit të atyre shërbimeve me fonde publike. Kujtojmë se katër kontratat koncesionare (Hemodializa, Laboratorët, Kontrolli Bazë-Check Up dhe Sterlizimi) janë prej disa vitesh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi konfliktin e interesit dhe ndikimin që Soros ka ushtruar njëkohësisht si filantrop që këshillon qeverinë dhe si investitor që përfiton financiarisht.

/Gazeta Sot/

Tags: SorosSpitali Amerikan
Previous Post

Rrezikohet diga/ Rama e kritikoi për katet pa leje, Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te liqeni

Next Post

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën

Next Post
PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al