Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasje në seancën për çështjen “Partizani”, gjyqi shtyhet më 13 tetor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gara drejt finales/ SPAK njofton 7 kandidatët që duan të marrin “kontrollin” e BKH-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e radhës për çështjen “Partizani”, Gjykata refuzoi kërkesën e mediave dhe të Jamarbër Malltezit për regjistrimin e plotë të procesit, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës. Malltezi e kundërshtoi këtë vendim, duke e cilësuar të nevojshme transparencën e plotë dhe jo pamje të pjesshme “për show”.

Avokati Sokol Hazizaj, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan” dhe i Fatmir Bektashit, kërkoi pavlefshmërinë e një sërë aktesh, duke argumentuar se procesi ka karakter politik dhe se kallëzimi është bërë nga një subjekt politik ndaj një subjekti tjetër politik. Ai theksoi se provat janë të pavlefshme, përfshirë procesverbalet e sekuestrimeve dhe disa ekspertiza të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Hazizaj vuri në dukje se provat e sekuestruara nuk janë individualizuar për secilin subjekt, duke theksuar se “nëse pranohen në këtë formë, atëherë do të duhej që të gjithë ata që kanë blerë prona nga ‘Homeplan’ të ishin të pandehur”. Sipas tij, kjo situatë cenon parimin e identifikimit të saktë të provave për çdo individ apo subjekt.

“Ky proces ka dy shtylla. Njëra është e karakterit politik, pasi kallëzimi është bërë nga një subjekt politik dhe ndaj një subjekti politik. Duke qenë se unë përfaqësoj ‘Homeplan’, kërkoj pavlefshmërinë e akteve. Të gjitha provat duhet të konsiderohen të pavlefshme, përfshirë procesverbalet e sekuestrimit të materialeve dhe kompjuterit në studion ‘Pustina’. Kërkoj gjithashtu pavlefshmërinë e disa prej akteve të ekspertimit të kryera nga Prokuroria e Posaçme.

Sa i përket Fatmir Bektashit, nuk është bërë individualizimi i provave, ndryshe nga rasti i ‘Homeplan’. Të njëjtat prova janë instaluar edhe ndaj Bektashit, edhe ndaj kompanisë. Nëse gjykata i pranon këto dokumente, atëherë do të duhej që të gjithë ata që kanë blerë prona nga ‘Homeplan’ të konsiderohen të pandehur. Nuk mund të çmohen prova që nuk janë ndarë për secilin subjekt dhe nuk janë individualizuar.

Ky lloj teatri ka tre komponentë: rolin e gjykatës për t’i dhënë solemnitet procesit, rolin e prokurorisë për t’i dhënë vetes seriozitet, por mbetet e paqartë se si një i pandehur, si Fatmir Bektashi, mund të trajtohet njëkohësisht si individ dhe si subjekt juridik. Për këtë arsye, i kërkoj gjykatës një vlerësim serioz në kuptimin e papërdorshmërisë së provave,” tah Hazizaj.

Ndërkohë, avokatja e Andia Pustinës, Klodjana Gjyzari, kërkoi pavlefshmërinë e sekuestrimit të disa sendeve, duke argumentuar se policia gjyqësore ka ushtruar kontroll pa vendim gjykate. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar cenim të privatësisë në kontrollin e ushtruar në zyrën “Pustina”.

Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, kërkoi kohë për t’u shprehur mbi pretendimet e mbrojtjes. Seanca e radhës u shty për më 13 tetor.

Previous Post

Është bërë nevojë kombëtare hapja e kurseve të gjuhës shqipe për deputetët

Next Post

Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

Next Post
Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë ‘Urës së Drinit të Zi’

Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekskluzive/ Hitaj blen plumba dhe gaz në mes të protestës, kontrata sekrete 600 MLN për Petrit Kasapin

Ekskluzive/ Hitaj blen plumba dhe gaz në mes të protestës, kontrata sekrete 600 MLN për Petrit Kasapin

November 3, 2026
Ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë, bizneset e vogla rrezikojnë të rrisin çmimet

Ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë, bizneset e vogla rrezikojnë të rrisin çmimet

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al