Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

RAMA PAS MBLEDHJES SE KRYESISE - Kryeministri Edi Rama, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje Kryesie te PS, ku eshte pyetur ne lidhje me arrestimin e pritshem te ish deputetit socialist, Alqi Bllako./r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING OF SP STEERING COMMITTEE - Prime Minister Edi Rama, speaks for the reporters, after a meeting of the SP Steering Committee, where he was asked about the expected detention of the former socialist MP, Alqi Bllako.

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik.

Frekuencat 700 MHz, të quajtura edhe Digital Divident Dy (DD2), janë valë radio që deri tani përdoren nga televizionet për transmetim. Qeveria synon t’i lirojë ato dhe t’i kalojë për rrjetet e reja celulare 5G.

Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Dividentit Dy (DD2)”parashikon që kompensimi financiar prej 5.1 milionë eurosh të ndahet mes operatorëve të rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA, ku përfshihen operatori publik RTSH, TV Klan, Top Channel, Digitalb, ADTN dhe Media Vizion.

“Masa e kompensimit financiar do të jetë 50% e totalit në fillim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe pjesa e mbetur 50% e totalit, në përfundim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz,” thuhet në projektligj.

Procesi i lirimit të frekuencave 700 MHz, të njohura si Digital Divident Dy (DD2), është një detyrim ndërkombëtar për Shqipërinë, e cila është përballur me vonesa përtej afatit të vendosur nga Bashkimi Europian në qershor 2022.

Në Shqipëri, situata u komplikua nga një vendim i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në vitin 2017, kur operatorët televizivë u licencuan për të përdorur brezin 700 MHz për 10 deri në 15 vite, ndonëse dihej që pas vitit 2022 ky brez frekuencash nuk do të ishte më i disponueshëm për këtë shërbim.

E pyetur nga BIRN për shpërndarjen e vlerës së kompensimit mes operatorëve numerikë, Autoriteti i Mediave Audiovizive tha përmes një përgjigje me shkrim se do të ndiqej e njëjta praktikë si në rastin e dividentit digjital 1, të cilën ajo e konsideroi të suksesshme. Në vitin 2017, qeveria shpërndau rreth 5 milionë euro të tjera për mediat private për kalimin e tyre nga transmetimi analog në atë numerik. AMA theksoi gjithashtu se të dhënat për shpërndarjen e kompensimit do të bëhen publike pas miratimit të ligjit.

“Plani Kombëtar i Frekuencave, i miratuar në dhjetor 2024, parashikon që lirimi të përfundojë deri në fund të vitit 2025 dhe procesi kërkon përcaktimin e një skeme kompensimi për operatorët të cilët duhet të zhvendosen nën brezin 700 MHz, pasi do të ketë ndryshime në rrjetin kombetar, transmetues, ndryshime zonash mbulimi etj, që përkthehen në investime per operatorët kombëtarë,” tha AMA.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe rëndësinë që kjo çështje ka në nivel politik, teknik, rregullator dhe diplomatik, është i nevojshëm miratimi i projektligjit për fillimin e procesit të Migrimit të Frekuencave dhe lirimit të brezit 700 MHz, për të siguruar respektimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” shtoi ajo.

Gazetari dhe pedagogu Elvin Luku i tha BIRN se keqmenaxhimi në ndarjen fillestare të frekuencave dhe vonesa në lirimin e tyre ka sjellë kosto të dyfishta për vendin. Luku shpjegon se operatorët televizivë po kompensohen me 5.1 milionë euro për lirimin e frekuencave, të cilat nuk duhej t’i kishin marrë në përdorim në vitin 2017, ndërkohë që mospërdorimi i tyre për rrjetin 5G ka sjellë gjithashtu kosto.

“Është humbja prej 5.1 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga një keqmenaxhim i procesit të dhënies së licencave në vitin 2017 që licencoi operatorët për përdorimin e brezit 700 MHz 10 apo 15 vite, kur dihej se në vitin 2022 këto operatorë që investuan nuk do të mund ta përdornin më këtë rrjet,” theksoi Luku.

Sipas tij, problematikat nuk janë vetëm financiare, por kanë krijuar edhe pabarazi mes qytetarëve duke lënë jashtë mbulimit me shërbim më të mirë një pjesë të vendit.

“Dy rrjetet kanë sjellë një mungesë shërbimesh cilësore për qytetarët shqiptarë dhe bizneset në tërësi në raport me vendet e tjera të rajonit. Mos harrojmë se edhe licencat e dhëna në vitin 2024 krijojnë një ndarje digjitale mes qytetarëve, pasi përmes këtyre licencave, sipas AKEP, në rastin më të mirë mbulohet vetëm 55% e territorit dhe me përdorimin edhe të spektrit DD2 ky mbulim synohet të rritet në 88%”, thotë Luku.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, vonesat justifikohen me kompleksitetin e procesit, që përfshin elementë teknikë, ligjorë dhe kërkon koordinim ndërkufitar me shumë vende. Relacioni vë në dukje edhe faktin se operatorët televizivë të licencuar kanë investuar për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit numerik mbi bazën e licencave të lëshuara nga AMA, duke bërë që procesi të ketë edhe një kosto financiare.

Qeveria argumenton në relacion se paratë që do t’u paguajë kompanive mediatike do të rikthehen në buxhet përmes të ardhurave që do gjenerohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për rrjetet 5G. Sipas relacionit zyrtar, projekt-akti “ka si qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive, që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz, përmes kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë/direkte që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz”.

/reporter.al/

Tags: qeveriatelevizione
Previous Post

Nga banka tek piramidat online/ Hetimet për XUEX zbuluan bankieren e Raiffeisen si pjesë e skemës

Next Post

KED rendit kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Next Post
KED rendit kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

KED rendit kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al