Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punime skandaloze në rikonstruksionin e gjimnazit “Hasan Prishtina”, Julian Manahasa pronari i firmës që mori tenderin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Punime skandaloze në rikonstruksionin e gjimnazit “Hasan Prishtina”, Julian Manahasa pronari i firmës që mori tenderin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shkelje flagrante  në procesin e rikonstruksionit të Shkollës së Mesme “Hasan Prishtina” në Krumë, Bashkia Has. Dokumentet e siguruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe verifikimet në terren tregojnë mospërputhje serioze midis projektit të tenderuar dhe punimeve reale.

Kontrata dhe kompanitë e përfshira

  • Autoritet kontraktor: Bashkia Has
  • Vlera e kontratës: 94.5 milionë lekë pa TVSH
  • Afati i punimeve: 12 muaj
  • Zbatues: T&J Construction & Viante Construction
  • Mbikëqyrës: SIRE-ALB & ZED sh.p.k.

Ekstraktet tregtare tregojnë se T&J Construction është krijuar në nëntor 2022, me kapital 100 mijë lekë dhe aktivitet të gjerë nga ndërtimi te tregtia e produkteve bujqësore. Administrator i shoqërisë është Gledi Dehima.

Themelimi i kompanisë dhe lidhjet me pushtetin lokal

Në nëntor 2022, Julian Manahasa, në atë kohë me funksione të larta drejtuese në Bashkinë Peqin, themeloi kompaninë e ndërtimit T&J Construction sh.p.k.. Akti i themelimit e tregon qartë si themelues dhe zotërues të vetëm të kuotave në momentin e krijimit.

Vetëm dy vite më vonë, Manahasa i shiti 50 % të aksioneve shtetasit Emilian Lluca, por mbeti ortak duke ruajtur ndikim mbi aktivitetin e shoqërisë.

Gjatë periudhës kur Manahasa mbante funksione publike, T&J Construction përfitoi rreth 70 mijë euro pagesa direkte nga Bashkia Peqin, sipas të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit. Krahas kësaj, kompania ka marrë pjesë në tendera publikë me vlerë totale mbi 4 milionë euro.

Mekanizmi i dyshuar: tendera të drejtuar dhe nënkontraktime klienteliste

Skema e dyshuar ndjek një model tashmë të njohur:

  • Tenderët kryesorë fitohen nga kompani të tjera të lidhura, të cilat më pas nënkontraktojnë T&J Construction për zbatimin e punimeve.
  • Kështu, Manahasa, si zyrtar publik dhe njëkohësisht ortak në kompani, shmang ekspozimin e drejtpërdrejtë dhe kontrollin nga organet e drejtësisë.

Kjo manovër i jep mundësi kanalizimit të fondeve publike drejt interesave private, ndërsa krijon pamje formale të ligjshme.

Rasti i rikonstruksionit të Shkollës së Mesme “Hasan Prishtina”, Krume

Kjo strategji dyshohet se është ndjekur edhe në veri të vendit.

Në Bashkinë Has, tenderi për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme “Hasan Prishtina” në Krume, me vlerë 94.5 milionë lekë pa TVSH, u fitua nga konsorciumi T&J Construction & Viante Construction.

Ndërkohë, kompania mbikëqyrëse SIRE-ALB është themeluar në shkurt 2023, me administrator Renaldo Karaj, po ashtu me kapital minimal dhe një objekt aktiviteti tepër të gjerë – nga restaurime e deri te shërbime energjetike.

Gjetjet në terren

Pas konsultimit me një instruktor ndërtimi dhe krahasimit me preventivin e tenderit, janë konstatuar këto mospërputhje:

  • Çatia: Sipas dokumenteve, duhej zëvendësuar tërësisht. Në realitet janë hequr vetëm ristelat e vjetra dhe janë vendosur tjegulla, ku një pjesë janë të vjetra, thjesht të larë e të lyer, dhe vetëm pak të reja.
  • Suvatimi: Parashikohej prishje dhe suvatim i ri. Në fakt, suvatimi i vjetër nuk është prishur dhe nuk është aplikuar shtresë e re.
  • Dyshemeja: Preventivi kërkonte nivelim me lluster cimento. Punimi nuk është realizuar sipas planit, dyshemeja mbeti e pa niveluar.
  • Polisteroli: Materiali i instaluar është polisterol i bardhë, jo sipas specifikimeve teknike të tenderit.

Faktet tregojnë se punimet nuk përputhen me projektin e miratuar. /Publik.al/

Tags: Julian Manahasatender
Previous Post

Pas Francës e Britanisë, edhe Belgjika njeh zyrtarisht Palestinën

Next Post

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

Next Post
​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026
Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al