Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh shqetësim për projektligjin për gjininë gjithëpërfshirëse, duke theksuar se ai nuk përputhet me vlerat themelore të familjes dhe mund të ndikojë negativisht në të ardhmen e saj.

Në një reagim zyrtar, Komuniteti nënvizon se përfshirja e termit “gjithëpërfshirës” në përkufizimin e gjinisë është shqetësuese. Sipas tyre, çdo përpjekje për të shtuar apo shpikur identitete të tjera gjinore përbën një devijim nga natyra dhe kuptimi fetar i gjinisë, si burrë dhe grua, që sipas traditës ka qenë baza e shoqërisë njerëzore.

“Përfshirja e një nocioni të paqartë, që nuk jep kufij të qartë dhe hap rrugë për interpretime të shumta, rrezikon të krijojë konfuzion, si në zbatimin e ligjit, ashtu edhe në strukturën shoqërore. Një shoqëri ka nevojë për norma të qarta dhe të kuptueshme. Ndryshime të tilla, që nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje,” thekson Komuniteti.

Sipas tyre, familja në traditën islame dhe kulturën shqiptare është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas, dhe çdo dobësim i saj mund të cenojë kohezionin dhe stabilitetin shoqëror. Përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, veçanërisht në statusin juridik, mund të hapë rrugë për keqinterpretime në arsimin, punësimin dhe jetën shoqërore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet gjithashtu se nuk është konsultuar për këtë projektligj dhe nuk ka informacion mbi mënyrën e hartimit të tij.

“Institucionet fetare kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri, pasi përfaqësojnë besimin, traditën dhe vlerat shpirtërore. Çështje kaq të ndjeshme nuk mund të trajtohen vetëm në nivel teknik apo politik, pa marrë parasysh dimensionin shpirtëror dhe kulturor,” theksohet në reagim.

Ata kërkojnë që institucionet fetare të përfshihen në konsultime për të dhënë kontributin e tyre në ruajtjen e ekuilibrave shoqërorë, duke paralajmëruar se ligje që injorojnë këtë dimension mund të shkaktojnë ndasi dhe pakënaqësi në shoqëri.

Previous Post

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

Next Post

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

Next Post
Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

October 21, 2026
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al