Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in SHOWBIZ
0
Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pushimet me miqtë janë si një film komedi: gjithmonë nis me entuziazëm, planifikohet me Excel dhe grup whatsApp, por përfundon me batuta (në rastin më të mirë) dhe shpërthime 5-minutëshe që askush s’i parashikon dot.

Le të flasim hapur: nuk është gjithmonë sunset & cocktails! Ka plot detaje që askush nuk t’i tregon, por që i përjeton vetëm kur e provon vetë…

  1. “Grupi i WhatsApp-it” që kurrë s’bie dakord

Fillon bukur me emrin Summer Vibes 2025, por shpejt kthehet në fushëbetejë: kush do të marrë avionin më të lirë, kush do të flejë në apartament dhe kush do të paguajë “pak më shumë sepse do pamje nga deti”. Në fund, gjithmonë del një person që thotë: “Unë s’kam problem, bëni si të doni”… dhe befas, është pikërisht ai që bëhet problemi më i madh.

  1. Drama e mëngjesit

Eshtë gjithmonë njëri që zgjohet në 7:00 për vrap buzë detit dhe dikush tjetër që del nga krevati në 12:30, me syze dielli në fytyrë dhe me fjalinë: “Po pse s’na zgjuat?!” Ndërkohë, ata të parët kanë ngrënë dy herë mëngjes, kanë bërë banjo dielli dhe tashmë po mendojnë për drekën.

  1. Lufta per muziken ne makine:

Udhëtimi me makinë drejt plazhit? Kënaqësi totale… deri sa dikush kërkon të dëgjojë “mix-in e tij të preferuar”, që rezulton një playlist 7-orëshe vetëm me deep house 2010. Në këtë moment kupton se fjalët “vendos diçka që pëlqejnë të gjithë” janë thjesht një mit.

  1. Fotot që duhen bërë…dhe ribërë

Pushimet me miq janë praktikisht një “photoshoot”. Do foto me këmbë në ujë, foto me detin në sfond, “foto spontane” dhe pastaj fillon gara për filtra. Një gjë është e sigurt: dikush do të mërzitet pse “në foton time dukem keq, pse s’më thate të bëja tjetrën”.

  1. Të gjithë janë organizatorë… deri në ditën e tretë

Pushimet me miq ndjekin gjithmonë këtë cikël natyral: planifikim, aktivitet i vrullshëm dhe pastaj “mos bëjmë asgjë sot, të lutem”.

  1. Debati i përjetshëm: ku do hamë?

Ky është klasik. Njëri do pizza, tjetri kërkon “të provojmë diçka tipike lokale”, dikush do fast food sepse “mbarojmë punë shpejt”. Dhe gjithmonë përfundoni në një vend që nuk e donte askush, por që ka ëi-Fi tëfortë për të postuar story.

  1. Njëri, gjithmonë ka harruar diçka

Në rastin më të keq, jeni të gjithë rrugës për aeroport ose në makinë dhe dëgjoni një britmë. MOOOS! Kam harruar Iqos-in! Kaq mjafton për të kuptuar që kthimi mbrapsht është i panegociueshëm. Për përdoruesit e Iqos, nuk ka pushime pa të kështu që kthehemi pas ta marrim dhe ndërkohë të tjerët bëjnë kontrollin teknik se mos ndonjëri ka harruar pasaportën…

Previous Post

Kos nis vizitën treditore në Bosnje e Hercegovinë

Next Post

KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja

Next Post
KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja

KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al