Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Kosova ngre aktakuza për krime lufte ndaj dy serbëve të dyshuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KOSOVA
0
Kosova ngre aktakuza për krime lufte ndaj dy serbëve të dyshuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili shqiptar dhe keqtrajtimin e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999

Të pandehurit, të identifikuar vetëm si L.D dhe V.O., akuzohen se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të kombësisë shqiptare.

Ata dyshohen se, në cilësinë e zyrtarëve policorë, morën pjesë në një aksion të forcave policore serbe ku u vra një civil shqiptar dhe u keqtrajtuan gjashtë civilë të tjerë shqiptarë më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu” në Gjakovë, informon Radio Evropa e Lirë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit, në bashkëkryerje, kishin rrethuar shtëpinë e të dëmtuarit N.K., ku ndodheshin N.K., M.M., S. G., B.G., B.Sh., A.C., dhe Q. Sh., të cilët janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, i kishin detyruar të ngarkojnë në kamionetën e policisë të gjitha materialet e ndihmës që ndodheshin në objektin e shoqatës humanitare ‘Nënë Tereza’, dhe më pas janë futur me dhunë në një kamion dhe janë dërguar në stacionin policor të Gjakovës”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza vijon se, në stacionin policor, “të dëmtuarit janë ndarë nëpër qeli të ndryshme, ku kanë qëndruar për 24 orë pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, duke u rrahur dhe maltretuar vazhdimisht nga ana e të pandehurve dhe pjesëtarëve të tjerë të policisë serbe me shufra gome, shqelma dhe grushte”.

Sipas aktakuzës, civili i kombësisë shqiptare me inicalet M.M. ishte gjetur i vrarë në afërsi të urës së Taliqit, në Gjakovë, në ditën kur ishte nxjerrë nga qelia, më 26 mars 1999.

 

Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.

Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Previous Post

Amerikania gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira në Shkodër

Next Post

Rama e sulmoi për ‘fshatin turistik’ në Theth, ILD: Nuk ka arsye për hetim ndaj Elsa Gjelit

Next Post
Rama e sulmoi për ‘fshatin turistik’ në Theth, ILD: Nuk ka arsye për hetim ndaj Elsa Gjelit

Rama e sulmoi për ‘fshatin turistik’ në Theth, ILD: Nuk ka arsye për hetim ndaj Elsa Gjelit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al