Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Shpëtoi nga kanceri, por humbi jetën nga pickimi i një insekti, familja e aktores akuzon spitalin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in SHOWBIZ
0
Shpëtoi nga kanceri, por humbi jetën nga pickimi i një insekti, familja e aktores akuzon spitalin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një familje e njohur greke ka paralajmëruar veprime ligjore kundër dy spitaleve në Londër, pasi vajza e tyre 30-vjeçare humbi jetën në mënyrë të papritur pas një pickimi nga një insekt, vetëm pak muaj pasi kishte mposhtur kancerin dhe një sëmundje të rrallë gjaku.

Marissa Laimou (Lemos), një aktore teatri me origjinë nga një prej familjeve më të pasura në industrinë detare greke, u gjet pa jetë në shtratin e saj nga pastruesja e shtëpisë më 11 shtator, në banesën e familjes në Knightsbridge, Londër.

Familjarët e saj pretendojnë se ajo ishte vizituar në dy spitale të njohura të Londrës përpara vdekjes, ku kishte shfaqur simptoma serioze si temperaturë e lartë, marramendje dhe kruajtje. Pavarësisht gjendjes, ajo ishte liruar nga spitali me antibiotikë, ndërsa më pas ndërroi jetë në gjumë.

“Ata nuk duhej ta kishin lënë të shkonte në shtëpi. Mund të ishte mbajtur për një natë nën kujdes mjekësor, do të ishte gjallë sot”, tha një i afërm për Daily Mail.

E reja, e cila kishte studiuar për teatër muzikor në SHBA dhe më pas në Universitetin e Arizonës, ishte kthyer në Londër për të ndjekur pasionin e saj për artin. Ajo kishte kapërcyer me sukses kancerin e gjirit dhe një sëmundje të rrallë autoimune, HLH (Hemofagocitik Linfohistiocitozë), pas një qëndrimi të gjatë në terapi intensive në vitin 2023.

Vetëm disa ditë para vdekjes, Laimou kishte pushuar në Porto Cheli, një vendpushim i njohur në Greqi, ku sipas familjes së saj ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Por më 9 shtator, ajo filloi të shfaqte simptomat e para të sëmundjes dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Fillimisht, u vizitua në klinikën Leaders in Oncology Care (LOC) në Harley Street, ku mori antibiotikë dhe u dërgua me ambulancë në University College London Hospital (UCLH). Sipas familjes, në këtë spital nuk u ekzaminua nga mjekët, por vetëm nga infermierët, të cilët e liruan nga spitali pas disa orësh me ilaçe për në shtëpi.

“Marissa dërgonte mesazhe nga spitali, duke thënë se askush nuk po e kontrollonte dhe se ndjehej keq”, reagoi një mik i afërt.

Ajo ndërroi jetë gjatë natës dhe u gjet pa shenja jete të nesërmen në mëngjes.

Familja kërkon drejtësi: “Ishte neglizhencë mjekësore”

Sipas të afërmve, diagnoza zyrtare e regjistruar nga mjekët lidhet me reaksion toksik të shkaktuar nga pickimi i një insekti ose kafshe. Ata besojnë se nëse mjekët do ta kishin trajtuar me më shumë kujdes, ajo do të ishte ende gjallë.

“Marissa mbijetoi nga kanceri, për të vdekur nga një pickim insekti. Ajo i ndoqi të gjitha procedurat, kërkoi ndihmë në spital dhe u dërgua me ambulancë. Çfarë mund të kishte bërë më shumë?”, tha një i afërm i saj.

Ndërkohë, hetimet janë ende në zhvillim dhe çështja po trajtohet nga Gjykata e Koronerit të Londrës së Brendshme Perëndimore, ndërsa familja pret rezultatet e autopsisë për të kuptuar saktësisht shkaqet e vdekjes.

Kush ishte Marissa Laimou

E lindur dhe rritur në Londër, me origjinë nga një familje elitare greke të industrisë detare.

Ajo ishte aktore, producente dhe regjisore teatri; së fundmi kishte luajtur në një prodhim të “Romeo dhe Zhulieta”.

Previous Post

“Afera Bankers”, a e hetoi Prokuroria e Fierit gjobën 100 mln euro dhe si e pezulloi Anila Denaj

Next Post

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

Next Post
Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al