Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Izraeli fillon sulmin tokësor në Gaza

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Izraeli fillon sulmin tokësor në Gaza
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gaza, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit.

Lëvizja islamike Hamas ka vetëm disa ditë për të pranuar një marrëveshje dhe Katari është i vetmi që mund të ndërmjetësojë, sipas sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Të paktën 62 persona u vranë dje në enklavën palestineze.

Familjet e pengjeve izraelite protestuan përsëri, ndërkohë që Netanyahu falënderon Trump pas kërcënimit të tij ndaj Hamasit.

”Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin”, siguron presidenti amerikan.

Katz: Gaza po digjet, pas sulmeve të rënda gjatë gjithë natës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se “Gaza po digjet”, pas sulmeve të rënda gjatë natës që shënjestruan qytetin e Gazës, sipas AP.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se ”një operacion intensiv që synonte qytetin më të madh të Rripit të Gazës mund të jetë duke u zhvilluar”.

Komentet e ministrit, erdhën ndërsa Rubio përgatitej të udhëtonte për në Katar, ku planifikonte të takohej me zyrtarët atje, ende të zemëruar për sulmin e Izraelit javën e kaluar që vrau pesë anëtarë të Hamasit dhe një zyrtar lokal të sigurisë.

Rubio, duke folur me gazetarët ndërsa po largohej nga Izraeli për në Katar, sugjeroi se ofensiva kishte filluar.

“Siç e patë, izraelitët kanë filluar të ndërmarrin operacione atje. Pra, mendojmë se kemi një dritare shumë të shkurtër kohore në të cilën mund të arrihet një marrëveshje”, tha Rubio.

”Preferenca jonë, zgjedhja jonë e parë, është që kjo të përfundojë përmes një zgjidhjeje të negociuar”, shtoi ai, ndërsa pranoi rreziqet që një fushatë ushtarake e intensifikuar i paraqiste Gazës.

Spitali ”Shifa” në Qytetin e Gazës mori trupat e 12 personave të vrarë në një sulm që goditi disa shtëpi në pjesën perëndimore të qytetit, me 90 të plagosur të tjerë që mbërritën në objekt në orët e fundit, tha Rami Mhanna, drejtor menaxhues i spitalit.

Ushtria izraelite nuk u është përgjigjur pyetjeve për orë të tëra nëse ofensiva kishte filluar.

Megjithatë, Katz duket se sinjalizoi se ishte duke u zhvilluar në një postim në platformën sociale X.

”Gaza po digjet”, shkroi ai.

”Ushtria izraelite po godet me grusht të hekurt infrastrukturën terroriste dhe ushtarët po luftojnë heroikisht për të krijuar kushtet për lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit. Ne nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të kthehemi prapa – deri në përfundimin e misionit”, theksoi ai.

Previous Post

Kërkohet ndihmë për Klevisin, 22-vjeçari me tumor në kokë në luftë për jetën

Next Post

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

Next Post
“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al