Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë.

Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.

Një verifikim i bërë në terren ka treguar se, në hyrje të këtij restoranti, i cili ndodhet në rrugën “Shëtitorja e Palmave” në Lushnjë, ishte i vendosur një reklamë e qartë për skemën piramidale XUEX.

Përmes hetimeve të mëtejshme, u konstatua se punonjës të këtij lokali, të identifikuar si Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, ishin të përfshirë aktivisht në promovimin e platformës XUEX dhe ndihmonin qytetarët për t’u bërë pjesë e saj. Agjentët e policisë, të cilët realizuan veprime simuluese, kontaktuan këta punonjës për të marrë informacion mbi mënyrën se si mund të investonin në XUEX.

Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, punonjësit e restorantit sqaruan se për të hyrë në platformë, individët duhej të bënin një investim minimal prej 1000 dollarësh. Ata gjithashtu sugjeruan që të bashkoheshin me grupe në rrjetin social Telegram, ku mund të merrnin më shumë informacion dhe mundësi për të investuar.

Në momentin kur agjentët e policisë kanë shkuar në lokalin e përmendur dhe kanë folur me kamarierin Emanuel Taullau, i cili u ka thënë se ishte pjesë e platformës dhe mund t’i bënte ata pjesë të saj, ose mund t’i ndihmonte një person tjetër. Ky i fundit sipas tij ishte pronari i lokalit, i cili njihej edhe me pseudonimin “profesori”.

Në datën 27 gusht 2025, agjentët e policisë, të cilët po kryenin veprime simuluese, bënë një depozitë prej 1000 dollarësh në llogarinë e platformës XUEX, pas udhëzimeve të dhëna nga Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Pjesëmarrësit në këtë operacion janë regjistruar në platformën XUEX dhe janë futur në grupet e promovuara nga ata në Telegram./Balkanweb

Previous Post

Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

Next Post

Shqipëria hap nesër negociatat me BE për ‘Axhendën e gjelbër’

Next Post
Shqipëria hap nesër negociatat me BE për ‘Axhendën e gjelbër’

Shqipëria hap nesër negociatat me BE për ‘Axhendën e gjelbër’

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al