Këto janë armët që iu gjetën Ragip Gilës, autorit të masakrës së Shkodrës, me 2 të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur.
Një armë automatike MP5, prodhim izraelit dhe një pistoletë dyshohet se janë përdorur nga autori, ditën e ngjarjes në ambientet e lokalit “Idromeno” në kryeqendrën e veriut.
Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri.








